Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

“Pendohu qen!”, Erion Veliaj reagon nga qelia: S’kam akuzë që të shfaq pendesë, logjikë sigurimsash

5 Mars 12:52

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar me urdhër të SPAK më 10 shkurt ka reaguar nga qelia sërish ditën e sotme.

Veliaj shkruan se Gjykata e Posaçme e la në burg duke argumentuar se “personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi…”. Por sipas kryebashkiakut ky pretendim bie poshtë, pasi ai kishte udhëtuar jashtë Shqipërisë para arrestimit dhe ishte kthyer 3 her

Duke vijuar, Veliaj i rikujton Gjykatës viktimat e 21 janarit dhe 26 personat që humbën jetën pas shpërthimit në Gërdec, teksa thotë se Zeni (Shkëlzen Berisha) dhe i ati, kreu i PD-së Sali Berisha nuk paraqesin rrezikshmëri.

Kryebashkiaku shton se nuk ka pse të shfaqë pendesë pasi ai ende nuk ka akuzë dhe kjo sipas tij është logjikë sigurimash.

Erion Veliaj: Pendohu qen! Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.

Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit. Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.

Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë! Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.

Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”.

Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi! Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”. Ky është turp, por jo drejtësi! Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Erion Veliaj Kryebashkiaku pendim

Nga e njëjta kategori

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në Gjermani është rus!

më shumë...

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat e paralajmërimit që tronditi Greqinë

më shumë...

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot 780 mijë pensionistë, 80 % me pension 20 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

9:58

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale?...

9:52

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem...

9:46

Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente...

9:44

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

9:41

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës...

9:24

Si u arrestuan dy agjentët shqiptarë në...

9:17

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro...

8:57

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i...

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.