TIRANË – Po mbahet në GJKKO seanca në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar edhe sot dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e bujshme kriminale, vrasjet me pagesë, atentatet si dhe miqësinë e më pas armiqësinë me Talo Çelën.
Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çeka kishte dashur që t’i vriste, teksa më tej dha detaje për miqësinë e vjetër mes tyre dhe sherret që çuan deri në hakmarrje të përgjakshme, me disa viktima.
Lexo edhe :
Related Posts
Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?
Nuredin Dumani: Në 2010, jam njohur nga Ilirian Peci, marrëdhënie shoqërore, kemi qëndruar te shtëpitë e njërit-tjetrit. Jam njohur me të vëllanë Bujar Çela, vetëm një herë kam qenë te shtëpia e tij. Bujari kryente punët e Talos, takonte njerëz, dërgonte porosi etj, pasi punonte si taksist.
Më tej thotë se me Eljo Bitrin ka marrëdhënie shoqërore dhe ishte Bitri ai që e informoi se Erjon Alibej kishte rënë në gjurmët e Dumanit.
Nuredin Dumani: Nga Eljo Bitri jam vënë në dijeni se Erjon Alibej interesohej për mua. Dhe Elio me tha qe Erjon Alibej ka rënë në gjurmët tuaja, që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vëllait të Erion Alibejt dhe familjes së tij. Kam pranuar për një takim. Kam shkuar te shtëpia e Elio Bitrit, ka ardhur dhe Arjan Spahiu, me kanë kontrolluar, kemi hipur në një makinë dhe më kanë çuar në një pallat. Elio Bitrin e njoh në 2013 apo ‘14 dhe kemi patur marrëdhënie shoqërore.
Tregon për takimin me Erjon Alibej.
Nuredin Dumani: Unë shkova të takoja Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosem të dy që të eliminonim kundërshtarët. Në takimin e parë që bëra me Erjon Alibej për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste, vendosëm me Erjonin ta godasim. I thashë “do godasim nga Durrësi”.
Kisha informacion që Dorian Shkoza më vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi, pastaj në Elbasan. Vëllezërit Çopja ishin në Elbasan dhe Altin Ndoci ishte në Tiranë, prandaj vendosëm ta nisim nga Durrësi. Ishin shume emra për tu vrarë. Nuk kishte radhe, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim meë të lehtë per ta vrare dhe u vra ai./vizionplus.tv






