Një tjetër operacion është zhvilluar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ku është goditur një skemë korruptive në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas burimeve, mësohet seë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur 24 masa sigurie për stafin e këtij Universiteti. Këto masa janë firmosur pas një hetimi disa mujor nga SPAK në lidhje me dyshimet për korrupsion.
Lexo edhe :
Related Posts
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 masa janë ‘arrest me burg’, 10 të tjera ‘arrest shtëpie’ dhe 9 ‘detyrim paraqitjeje’.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.
Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
Masa “arrest me burg”: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga,
Masa “arrest në shtëpi”: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho,Tedi Proda./vizionplus.tv






