Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të...

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6...

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në rajonin e...

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja pse zvarranikët...

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, ajo flet...

Spanja po merr masa për të ndaluar duhanin në...

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Ksamil...

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet kur 26-vjeçari...

Bota përkujton holokaustin, sot 80-vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit

27 Janar 19:36

Europa dhe bota përkujtojnë sot 80-vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvicit. 50 delegacione kombëtare nga e gjithë bota, së bashku me krerë shtetesh dhe mbretër evropianë, mbërritën në Poloni, ku u zhvillua ceremonia e posaçme.

Vëmendjen kryesore e morën 50 të mbijetuarit e Holokaustit.

“Ne shohim në botën bashkëkohore sot një rritje të madhe të antisemitizmit. Është pikërisht antisemitizmi që çoi në Holokaust. Le të mos kemi frikë të demonstrojmë të njëjtin guxim sot, kur Hamasi përpiqet të mohojë masakrën e 7 tetorit. Le të mos kemi frikë të kundërshtojmë teoritë e konspiracionit që thonë se e gjithë e keqja e kësaj bote vjen nga një komplot i nisur nga disa grupe të pacaktuara shoqërore, ku hebrenjtë përmenden shpesh si një prej tyre,” tha Marian Turski, i mbijetuari i Aushvicit.

“Më kujtohet, isha një fëmijë pesë vjeç e gjysmë kur shihja nga vendi ku isha fshehur miqtë e mi të vegjël, të cilët i mblodhën dhe i çuan drejt vdekjes. Pasi u larguan të gjithë dhe oborri ishte bosh, pyesja veten: A jam unë i vetmi fëmijë hebre që ka mbijetuar? Tetëdhjetë vjet pas çlirimit, bota është përsëri në krizë. Vlerat tona të krishtera dhe hebraike janë lënë në hije në mbarë botën nga paragjykimi, frika, dyshimi dhe ekstremizmi. Antisemitizmi i shfrenuar që po përhapet midis kombeve është tronditës,” deklaroi Tova Friedman, e mbijetuara e Aushvicit.

“Më vjen thellësisht keq kur shoh në shumë vende evropiane, por edhe në vendin tonë, uniforma dhe slogane të stilit nazist që parakalojnë hapur në marshime, duke shpallur veten me krenari nacionalistë dhe duke u identifikuar me idetë naziste, me ideologjinë që vrau miliona njerëz,” u shpreh Leon Weintraub, i mbijetuari i Aushvicit.

Nga Shqipëria, në ceremoni mori pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja,” u shpreh Igli Hasani.

Kryeministri Rama reagoi gjithashtu në përkujtim të viktimave, ndërsa tha se Shqipëria, njësoj si atëherë, edhe tani qëndron kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.

“Kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë myslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm evropian me më shumë hebrenj sesa para saj,” tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Në kampin vdekjeprurës të Aushvicit, nazistët vranë mbi një milion hebrenj nga më shumë se 6 milionë viktima të Holokaustit. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Aushvic herbenj Holokaust

Nga e njëjta kategori

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA

më shumë...

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6 persona të lënduar

më shumë...

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në rajonin e Beotisë

më shumë...

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja pse zvarranikët e mëdhenj qajnë vërtet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Foto ilustruese
11:01

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi...

10:36

Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës...

10:14

Zjarr në një apartament në Shkëmbin e...

10:05

Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në...

9:52

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit”? Arsyeja...

9:37

Dita e 65 e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA,...

9:22

Spanja po merr masa për të ndaluar...

8:58

Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në...

8:05

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan–Peqin, pesë...

8:03

Infantino kërkon ndihmën e SHBA për të...

7:42

65 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve...

7:30

20-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik...

7:26

Zjarr i madh në një fshat të...

7:15

Vrasja e britanikes në Athinë, zbulohen pamjet...

7:12

Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për...

6:42

Tre shenjat e zodiakut që janë të...

6:08

Skandal në Rusi/ Tifozët ekstremistë kundër Dakut:...

6:02

Propozimi i PS për reformën territoriale, deputeti...

5:55

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat,...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në...
  • E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe ngacmoi s*ksualisht 13-vjeç...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.