Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21...

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën të qartë...

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë...

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për babain! Leja...

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me 777 zjarrfikëse,...

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta!...

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit, SPAK shpall...

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh...

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu...

Ukraina thotë se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

8 Janar 16:54

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet.

Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Duhet të theksojmë se kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, u shtua në njoftim.

Në deklaratat e mëhershme, zyrtarët rusë pranuan se Ukraina kishte sulmuar rajonin me dronë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit.

Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se ekipet e emergjencave janë dislokuar në një ndërtesë industriale që është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Por, ai nuk dha detaje se për çfarë ndërtesë bëhej fjalë.

Busargin shtoi se nuk ka të lënduar nga sulmet.

Kievi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të mëhershme që kanë pasur për shënjestër depo të naftës, teksa Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërprerë të ardhurat ruse nga energjia, që thotë se i përdor për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

“Shkatërrimi i depos së naftës krijon probleme të mëdha logjistike për aviacionin strategjik rus dhe ul ndjeshëm aftësitë e tij për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase dhe objektet civile”, tha ushtria ukrainase.

Ndërkaq, Kievi tha po ashtu se gjatë natës mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 41 dronë rusë, ndërkaq 22 të tjerë janë rrëzuar apo janë zhdukur nga radarët pas ndërhyrjes në sistemet e tyre elektronike.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
depo nafte sulm Ukraine

Nga e njëjta kategori

Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona kanë humbur jetën

më shumë...

Atentati me tritol, një në pranga, 21-vjeçari nga Saranda ndihmoi dy autorët kryesorë

më shumë...

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me krerët e shtetit

më shumë...

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën të qartë se plani për Zvërnecin nuk do të ndalet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:11

Zjarr në një hotel në Indi, të...

12:00

Atentati me tritol, një në pranga, 21-vjeçari...

11:49

Antonio Costa sot në Kosovë, takime me...

11:41

Zhbllokohen llogaritë e “Zvërnecit”, SPAK “çliron” 195...

11:15

“Protesta, e orkestruar nga jashtë”, Rama bën...

11:04

Protesta në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës...

10:53

“Luftë hibride nga Greqia”, Bido për protestën...

10:49

Aksident në Levan–Tepelenë, një i lënduar

10:48

Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për...

10:36

Zjarret gjatë verës, BE aktivizon kapacitetet me...

Italia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për azilkërkuesit me Shqipërinë
10:09

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende...

9:59

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit,...

9:50

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

9:41

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar”...

9:40

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset...

8:57

Arrestohet roja i bankës që u grabit...

8:51

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme,...

8:36

Sot miqësorja Shqipëri-Izrael, Policia plan masash: Bllokimi...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:15

“Një situatë e fshehtë mund të dalë...

Më të klikuarat

  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”: Investitorët k...
  • 35 vjetori i PS, dy porositë e Ruçit: Mos i braktisni social...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.