Një sfidë derbi është shumë e vështirë të parashikohet, pavarësisht situatave në të cilën ndodhen skuadrat.
Kështu ka ndodhu tradicionalisht, kështu ndodhi së fundmi edhe në derbin e kryeqytetit Italian Roma-Lacio e vlefshme për javën e fundit të fazës së parë. Verdhekuqtë ndonëse në një pjesë të parë të sezonit të dobët, shumë më ndryshe në raport me bardhekaltrit, ia dolën të fitojnë derbin roman të transmetuar në Tring me rezultatin 2 me 0.
Ishte në fakt një derbi që i pati të gjitha brenda, spektakël duele, adrenalinë, gola, raste dhe tension, që nuk mund të mungojë në një ndeshje të tillë.
Pas dy momenteve në secilën portë nga Kone dhe Isaksen, ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 10 përmes një supergoli të kapitenit Pelegrini.
Gol që hap edhe më shumë ndeshjen dhe e bën shumë më interesante.
Pas dy tentativave të radhës nga Humels dhe Isaksen në portat respektive, verdhekuqtë godasin sërish dhe e bëjnë mes belgut Salemakers i cili përfitoi nga shërbimi i Paolio Dybales për të shpërthyer nga festa në pak minuta tifozët e Romës.
Lacio provoi të reagonte, dominoi qarkullimin e topit, por manovra sulmuese ishte e lexueshme dhe vetëm një rast i Dele Bashiru nuk mjaftoi për të rihapur takimin në pjesën e parë. Edhe nisja e së dytës ishte e bukur, e shpejtë dhe me raste, Svilar ndali gjuajtjen e Genduzi nga jashtë zone, ndërsa Provedel i tha jo golit të tretë të Romës përmes Pelegrinit.
Shtylla e Cauna, rastet e Kastelanos dhe Tavarez nuk i shfrytëzuan si duhet nga bardhekaltrit për të tentuar rihapjen e ndeshjes.
Në shtesë nuk kishte sesi të mungonte edhe tensioni…përplasjet mes lojtarëve dhe kartoni i kuq i Kastelanos.
Festa e gjitha për Romën e cila pas shumë ditëve të errëta më në fund po sheh pak dritë në sajë të një veterani në stol sikurse Kladuo Ranieri i cili avash a avash po ringre skuadrën.
Interesant fakti që Ranieri si trajner i Romës në tre periudha të ndryshme i ka fituar të pesta derbet kundër Lacios. Në renditje 23 pikë për verdhekuqtë në vendin e 10 ndërsa Lacio mbetet e katra me 35 pikë./vizionplus.tv





