E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti (EMRI)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Gjashtës, në Sarandë.

Vizion Plus mëson se viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Reklamë

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të kryer veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë