Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver,...

Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata...

Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...

Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat “Tomahawk” në...

Zelensky: Rusia kërkon leje nga ne për paradën dhe...

Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz dhe industria...

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën e Hormuzit

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi për ndikim...

Nuk ka më kompensime për anulimin e fluturimeve, BE...

OBSH: 17 mijë njerëz të kafshuar nga minjtë në...

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë/ Ekspertja: Rreziqet kryesore, higjiena dhe ruajtja e ushqimit

7 Maj 20:21

56 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të servirur brenda ambienteve të akademisë. Menjëherë pas drekës, studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikat me standardet e ushqimit në institucionet që shërbejnë në masë, si akademitë, spitalet apo burgjet.

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Esmeralda Ballesha, në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtarë Vizion Plus me moderator Roland Zilin, tha se kompanitë që operojnë në këtë sektor kanë detyrim të lartë kontrolli dhe monitorimi nga institucionet përkatëse.

Sipas saj, rreziqet më të shpeshta lidhen me mungesën e higjienës, trajtimin e ushqimeve dhe mosrespektimin e temperaturave gjatë transportit, ndërsa theksoi se çdo gabim në këto hallka mund të ketë pasoja serioze për shëndetin publik.

Ballesha shtoi se përgjegjësia ligjore në raste të tilla bie mbi kompanitë private, të cilat mund të përballen edhe me pasoja penale në rastet më të rënda.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë nuk ka funksionuar në mekanizmin e kontrollit që ndodhi ky helmim masiv i studentëve?

Esmeralda Ballesha: Kompanitë që prodhojnë produkte me origjinë shtazore kanë një risk shumë të lartë dhe duhet të jenë në kontroll të vazhdueshëm nga AKU. Vëmë re që s’kemi pasur raste të tjera, i fundit ka qenë në një çerdhe në Gramsh. Por ky sot është një rast ku diçka ka arritur të kuptohet, ndryshe nga një rast i mëparshëm në Gramsh ku nuk u gjet shkaku. Institucionet që merren me prodhim ushqimi në masë duhet të kenë kontrolle shumë të larta në vazhdimësi.

A ka protokolle që ndiqen për shërbimet katering në spitale, burgje apo akademi?

Esmeralda Ballesha: Absolutisht. Të gjithë operatorët janë të detyruar të implementojnë masat, që mundësojnë kontrollin nga lënda e parë deri në momentin e fundit. Një dobësi është trajnimi i stafit, pasi harrohet shpesh për shkak të volumit të punës. Problemet mund të vijnë nga kros-kontaminimi, si p.sh. prekja e një produkti të gatuar me një të pagatuar, ruajtja e temperaturave gjatë transportit ose mungesa e higjienës së punonjësve.  Këto biznese ushqejnë volum të lartë njerëzish dhe shpesh grupe vulnerabël, ndaj një problem i vogël mund të jetë fatal.

Kush mban përgjegjësi në të tilla raste?

Esmeralda Ballesha: Ligjërisht përgjegjësinë e mban kompania, e cila ka detyrim ligjor dhe penal nëse ka raste vdekjeje. Operatorët janë vetë të interesuar të mos kenë probleme për të mbajtur tregun, por ndoshta duhet një kontroll pak më i lartë nga institucionet shtetërore, megjithëse kapacitetet e inspektorëve janë të ulëta.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Esmeralda Ballesha pasiguria ushqimore Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

më shumë...

“Kthehen” shqiptarët e Ukrainës, ndër shekuj, komuniteti ka ruajtur gjuhën dhe traditat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:01

Jet ski përplaset me një balenë gri...

8:21

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë/...

8:20

Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun...

7:48

Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në...

7:45

Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat...

7:38

Zelensky: Rusia kërkon leje nga ne për...

6:51

Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz...

6:34

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën...

6:32

Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin...

6:01

4 perimet pranverore plot fibra dhe antioksidantë...

5:37

“Toyota Yaris”/ GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi...

5:35

Nuk ka më kompensime për anulimin e...

5:34

OBSH: 17 mijë njerëz të kafshuar nga...

5:22

Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm,...

5:20

Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë...

5:16

Lindja e Mesme, mediat arabe: Brenda orëve...

5:10

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët:...

5:05

Përfituan rreth 2 milionë euro nga matësit...

4:52

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:32

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.