Pesë persona janë vënë në pranga nhga policia e Tiranës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Sipas informacioneve bëhet me dije se në pranga ka rënë 48-vjeçcari G.H i dënuar me 6 muaj burg për dhunë ndaj bashkëshortes.
Ndëkrohë në pranga kanë rënë edhe F.L 38-vjeç, H.V 40-vjeç, E.B 39-vjeç për dhunë ndaj bashkëshorteve si dhe E.S 30-vjeç për dhunë ndaj vëllait.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:
E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;
F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit:
H.V, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje;
E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.





