Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Siri/ Xhihadistët janë vetëm 20 km larg Damaskut, forcat e Asadit po shemben

7 Dhjetor 16:25

Rebelët sirianë janë tani vetëm 20 kilometra nga kryeqyteti Damask pasi kanë marrë kontrollin e provincës Daraa në Sirinë jugore, tha një komandant dhe Observatori joqeveritar Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Rami Abdel Rahman, drejtori i OSDH, i tha AFP se luftëtarët rebelë kontrollojnë të gjithë Deraan, djepin e kryengritjes së vitit 2011 kundër regjimit të Bashar al-Assad.

Një nga komandantët e tyre, Hassan Abdel Ghani, konfirmoi se ata janë “më pak se 20 kilometra” nga hyrja jugore e Damaskut.

“Forcat tona kanë filluar fazën përfundimtare të rrethimit të kryeqytetit Damask,” tha Gani.

Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, e mohoi këtë, duke thënë se “informacionet sipas të cilave, forcat tona të armatosura, të pranishme në të gjitha zonat e fshatit të Damaskut, janë tërhequr, janë të pabazuara”.

Pas rënies së Alepos javën e kaluar, forcat qeveritare po shemben në të gjithë vendin me shpejtësi marramendëse ndërsa rebelët kapin njëri pas tjetrit disa qytete të mëdha dhe rishfaqen në zonat ku mendohej se kryengritja ishte shtypur prej vitesh.

Si dhe Alepo në veri, Hama në Sirinë qendrore dhe Deir Ezzor në lindje, rebelët thonë se kanë pushtuar gjithashtu Quneitra, Deraa dhe Sweida në jug dhe po përparojnë drejt kryeqytetit Damask.

Forcat qeveritare janë përqendruar në Homs.

Sipas Observatorit, shtatë civilë u vranë nga sulmet siriane dhe ruse në Homs.

Ndërkohë, rebelët po zgjerojnë kontrollin e tyre mbi pothuajse të gjithë Sirinë jugperëndimore dhe thonë se kanë kapur Sanamain. Ushtria siriane thotë se po ridislokohet, pa e pranuar se ka humbur terren.

Shpejtësia me të cilën po zhvillohen ngjarjet ka habitur shumicën e vendeve arabe dhe po shkakton një valë të re shqetësimi për stabilitetin e rajonit. Katari  tha sot se integriteti territorial i Sirisë është nën kërcënim.

Lufta civile e Sirisë, e cila shpërtheu në vitin 2011 si një kryengritje kundër regjimit të Asadit, krijoi hapësirë ​​për xhihadistët për të kapur zona të mëdha toke dhe për të nisur sulme terroriste në mbarë botën, ndërsa në të njëjtën kohë shtatë milionë refugjatë u larguan në vendet fqinje.

Zyrtarët perëndimorë thonë se ushtria siriane është në një pozitë të vështirë, e paaftë për të ndaluar rebelët dhe e detyruar të tërhiqet.

Assad prej vitesh është mbështetur te aleatët e tij për të shtypur kryengritësit: avionët luftarakë rusë bombarduan nga ajri ndërsa Irani dërgoi aleatët e vet, luftëtarë nga Hezbollahu dhe grupet paramilitare irakiane, për të forcuar forcat tokësore.

Por Rusia që nga viti 2022 është fokusuar në luftën në Ukrainë dhe Hezbollahu ka pësuar humbje të mëdha në luftën e vet me Izraelin, duke kufizuar rëndë aftësitë e tij.

Të premten, Rusia u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Siria. Irani ka dëbuar familjet e diplomatëve të tij, sipas një zyrtari.

Paraushtarakët irakianë, të mbështetur nga Irani, janë vënë në gatishmëri dhe mijëra prej tyre janë gati të vendosen në Siri dhe janë mbledhur pranë kufirit.

Në Doha të Katarit kanë nisur bisedimet mes ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të diskutuar situatën në Siri.

Ministri iranian Abbas Araghsi i tha televizionit iranian se “nuk janë marrë vendime konkrete” për të ardhmen e Sirisë dhe se takimi i Dohas synon të sigurojë integritetin territorial të vendit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Konflikt Siri Xhihadiste

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

më shumë...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.