Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri Rama”, ministri...

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga nesër, reduktojmë...

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore janë garanci...

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit! Pse SHBA-të...

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima...

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës rritet...

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali,...

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

NATO: Do të rrisim përpjekjet për t’iu kundërvënë akteve sabotuese të Rusisë dhe Kinës

3 Dhjetor 16:22

NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.

“Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.

“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride.

Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kinë NATO Rusi

Nga e njëjta kategori

Vidhnin banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, arrestohen dy persona në Elbasan

më shumë...

Piktorët mblidhen në Pogradec, artistë nga vende të ndryshme të botës, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare

më shumë...

Këto janë 4 shenjat më me fat të zodiakut për muajin shtator

më shumë...

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri Rama”, ministri Malaj: Më shumë transparencë dhe shërbime cilësore për qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:01

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri, 5...

11:58

Vidhnin banesa, biznese dhe automjete në Peqin...

11:41

Piktorët mblidhen në Pogradec, artistë nga vende...

11:31

Këto janë 4 shenjat më me fat...

11:22

Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë...

11:19

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri...

11:09

Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb...

11:04

Aksidenti me një viktimë dhe dy të...

10:54

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga...

10:41

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, Uljan...

10:41

I riu pëson atak kardiak në paraburgimin...

10:39

Përkeqësohet më shumë situata nga zjarri, flakët...

10:31

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

10:29

E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon...

10:18

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën...

10:11

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore...

10:06

Përkeqësohet zjarri në Shkopet, rrezikohen të digjen...

9:46

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit!...

9:26

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros,...

9:23

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.