Nga Ermal Qori
Londra e Britanisë së madhe, është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në takim me komunitetin shqiptar.
Lexo edhe :
Related Posts
Në këtë ambjent do të organizohet këtë të diele takimi me shqiptarët. Për Vizion Plus drejtpërdrejt nga Londra, Fabian Pepaj, kandidat në platformën ‘Deputeti që duam’ takimin e konsideron të rëndësishëm për të diskutuar mbi problematikat që e shqetëson komunitetin shqiptar në Britani.
“Nesër do të jetë një rast mirë që të gjithë qytetarët të bëjnë pyetje kryeministrit për të gjitha problematikat, por besoj se ata janë integruar mirë në jetën ku jetojnë dhe janë shembull i rregullt. Përdorimi i shqiptarëve është bërë vetëm për çështje politikë, Britania të jap më shumë viza për shqiptarët që të mos vijnë në mënyrë të parregullt”, tha Fabian Pepaj, kandidat i “Deputeti që duam”.
Pepaj thotë se politika shqiptare ka nevojë për përfaqësues nga diaspora që të përmirësohet edhe cilësia e politikbërjes, prandaj ka vendosur të kandidoj në platformën e hapur nga Partia Socialiste.
“Kam një jetë që përgatitem për këtë moment, më i frytshëm kontributi im do të ishte në vendin ku kam lindur, e gjithë kjo eksperiencë ç’kuptim ka po të mos përdoret për një të mirë të përbashkët. Shqipëria ka nevojë për kontribues nga diaspora shqiptare që të përmirësohet edhe cilësia e politikës shqiptarë”, shtoi ai.
Sipas Pepajt salla e Cooper Box Arena, ku do të mbahet takimi i së dielës ka një kapacitet prej 8000 vendesh, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare prej kohësh po zhvillon takime me komunitetet shqiptare kudo në diasporë.
Për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare diaspora pritet të shpreh vullnetin e saj me votë. /vizionplus.tv






