Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga Samiti Botëror për Klimën që po mbahet në Baku Azerbajxhan.
“Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën”, shkruan Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Konferenca vjetore e OKB-së për klimën nisi dje. Në këtë konferencë marrin pjesë liderë botërorë nga rreth 200 vende.
Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike.
Shtetet në zhvillim dhe organizatat për ambientin presin nga vendet e pasura që të mobilizohen për të ndarë të paktën 1 trilion dollarë në vit.
Për të financuar këtë rritje, aktivistë për klimën janë duke propozuar rritjen e taksave për të pasurit, si dhe vendosjen e taksave shtesë për nxjerrje të qymyrit, naftës dhe gazit.
Organizatat joqeveritare shqetësohen se samiti i njohur si Konferenca e Palëve do të mbetet në hije nga fitorja e Donald Trumpit si president amerikan.
Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, ai pati urdhëruar largimin e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. /vizionplus.tv






