E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama publikon foto familjare nga Samiti Botëror për Klimën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga Samiti Botëror për Klimën që po mbahet në Baku Azerbajxhan.

“Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën”, shkruan Rama.

Reklamë

Konferenca vjetore e OKB-së për klimën nisi dje. Në këtë konferencë marrin pjesë liderë botërorë nga rreth 200 vende.


Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shtetet në zhvillim dhe organizatat për ambientin presin nga  vendet e pasura që të mobilizohen për të ndarë të paktën 1 trilion dollarë në vit.

Për të financuar këtë rritje, aktivistë për klimën janë duke propozuar rritjen e taksave për të pasurit, si dhe vendosjen e taksave shtesë për nxjerrje të qymyrit, naftës dhe gazit.

Organizatat joqeveritare shqetësohen se samiti i njohur si Konferenca e Palëve do të mbetet në hije nga fitorja e Donald Trumpit si president amerikan.

Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, ai pati urdhëruar largimin e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë