Një nga risitë e buxhetit të vitit 2025 është fakti se ai nuk shoqërohet me një paketë fiskale, pra nuk presim ndryshime në taksa dhe tatime.
Komuniteti i biznesit e vlerëson këtë si një stabilitet, pasi nuk kemi rritje taksash, siç ndodh çdo fund viti. Por a është ky një lajm i mirë?
“Varet si e sheh, nëse do i referohemi viteve të mëparshme kur paketet gjithmonë shoqërohen me rritje të barrës së taksave, atëherë po mund të themi se për vitin 2025 ky është një lajm i mirë. Por ana tjetër e medaljes është se klima ekonomike ka nevojë për ndërhyrje dhe masa konkrete, pse jo dhe në ulje të barrë së taksave”, tha Alban Zusi kreu i shoqatës së eksportuesve gjatë një interviste në emisionin E-ZONE në Vizion Plus.
Komuniteti i sipërmarrjes ka depozituar një sërë kërkesash për qeverinë. Më kryesorja që ka gjetur miratim nga çdo sektor është një strategji konkret për të luftuar konkurrencën e pandershme, e shoqëruar me ulje të tatimit të mbi vlerën e shtuar.
Ajo që ka gjetur konsensus të gjerë është një strategji konkrete për të formalizuar ekonominë në tërësi. Kjo mund të ndodhë jo vetëm me masa shtrënguese dhe kontrolluese, por edhe me ulje të barrës fiskale. Për ne është emergjente ulja e TVSH-së për mallrat ushqimorë. Jemi vendi më i varfër me taksat më të larta për ushqimet. Nëse TVSH do të ulej në 10% për produktet bazë, ju sigurojë që do të nxiste qindra biznese, prodhuese, përpunues ushqimorë të formalizoheshin dhe buxheti i shtetit do të përfitonte më shumë të ardhura-sqaroi Zusi në Vizon Plus
Sipas Zusit qeveria edhe në buxhetin e vitit të vjen nuk i ka dhënë mbështetjne duhur, prodhimit vendas, i cili aktualisht mund të konsiderohet si një sektor në depresion, pasi tregu po mbytet me produkte importi.





