Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me armë zjarri...

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë...

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump: Nëse Teherani...

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin jetën dy...

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin, Dritan...

Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama: Rezultat i...

“Vrapo, vrapo”, shpërthen papritur vullkani në Guatemalë, turistët përjetojnë...

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për FT: Investimi...

Sulm brutal në tren në Sidnei, u kërkoi të...

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret kundër Shqipërisë”,...

Berisha flet për pensionet: Qeveria nuk indeksoi as një të katërtën e çmimeve

25 Tetor 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për pensionet në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët.

Ai tha se qeveria nuk ka indeksuar as një të katërtën e rritjes së çmimeve për pensionistët, teksa tregoi edhe skemën që PD ka përgatitur.

Berisha u zotua se do të aplikojë skemën që përdor Kosova, duke rritur pensionet prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.

“Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh.

Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve.

Ju mund të më pyesni mua ku janë këto para, ku i merr këto fonde, pse e bën këtë premtim?

Unë u përgjigjem shumë thjeshtë.

Shqipëria ka sot një buxhet për vitin 2025, 2.2 herë më të madh se buxheti i Kosovës.

Kosova vendosi dy javë më parë si pension minimal, d.m.th si pension edhe për ata që nuk kanë paguar një ditë sigurime, por nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pra si pension minimal, 120 euro.

Ishte 100, e bënë 120 euro.

Dhe mbi këtë bazë, pra unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
Berisha Pensionet

Nga e njëjta kategori

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me armë zjarri një person në 2023-shin, arrestohet në Durrës 41-vjeçari

më shumë...

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë mrekulli për fytyrën; Si t’i përdorni

më shumë...

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

më shumë...

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në rast pickimesh drejtohuni menjëherë te specialisti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

11:58

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në...

11:53

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump:...

11:37

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin...

11:28

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr...

10:58

Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i...

10:43

Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama:...

10:42

“Vrapo, vrapo”, shpërthen papritur vullkani në Guatemalë,...

10:33

Tensione në kantierin e aeroportit të Vlorës,...

10:03

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për...

9:54

Sulm brutal në tren në Sidnei, u...

9:32

“Jetoj dhe punoj në Mal të Zi,...

9:27

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen...

9:27

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i...

8:45

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët...

8:41

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret...

8:18

“Një surprizë mund të ndryshojë humorin”, parashikimi...

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • “S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojn...
  • Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi, këto 5 shenja Horos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.