Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj tha se Kryemadhi veç anës ligjore ka edhe përgjegjësi politike, pasi e mori partinë me 17 mandate dhe e dorëzoi me 4 mandate.
Ai tha gjithashtu se përfaqëues të PD-së duket sikur e kanë braktisur Metën, duke theksuar se nuk i harrojnë tradhëtinë në vitin 2013.
Lexo edhe :
Related Posts
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A mund të bëhet Monika Kryemadhi bashkëpunëtore e drejtësisë në këtë pikë që është ish-çifti Meta?
Hitaj: Kryemadhi ka përgjegjësi politike, pasi në vitin 2017 trashëgoi një parti me 17 mandate. Ishin mandate shumë shumë të rëndësishme, kishim aleancë PS-PD. Në 2021, Kryemadhi i dorëzoi një parti kur Meta u dërgua me 4 mandate. Meta e ka thënë vetë që një gjë që s’ja fal është djegia e mndatave dhe mos futja në zgjedhjet lokale. Ka përgjegjësi politike. Z.Bardhi dhe përfqsues të tjerë të PD më duket sikur e kanë braktisur Metën, përvec Berishës. Askush nuk e përmendi në Strasburg Metën, me përjashtim të zonjës Hoti që e tha pak shkaras. Ata nuk i harrojnë tradhëtinë në 2013. /vizionplus.tv






