E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gazetari bën paralajmërimin e bujshëm: Ahmetaj do të sillet shumë shpejt para drejtësisë

Gazetari Arbër Hitaj deklaroi në studion e “Quo Vadis” se pritet që shumë shpejt ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, të “sillet” para drejtësisë.

Gjatë diskutimit në studio lidhur me deklarat e Ahmetajt nga arratia dhe mospranimi i tij për të bashkëpunuar me drejtësisë, Hitaj theksoi se vizitat zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani në Zvicër do të sigurojnë një marrëveshje ekstradimi.

“Do ta marrin sepse ka shkuar Dumani edhe në Zvicër. Shumë shpejt do të ketë marrëveshje ekstradimi”, theksoi ai./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë