Sekretari për Çështjet Ekonomike e Financiare i Partisë së Lirisë, Petraq Milo në një lidhje me “Skype” me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka komentuar atë që ndodhi me kreun e PL, Ilir Meta.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se sa të vërteta janë zërat se zoti Meta është agresiv në burg, Milo tha se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, dhe ai është shumë i qetë.
Pjesë nga biseda:
Milo: Zoti Meta ka kryer funksionet politike gjatë gjithë kësaj kohe, pse e ndalon pa vërtetuar fajësinë e tij pa prova. Ne kemi përdorur gjithmonë pafajësinë vetëm si sllogan. Nëse ai prezumohet i pafajshmë ti pse e ndalon.
Borakaj: Mendoni ju që arrestimi i zotit Meta do të ndikojë?
Milo: Patjetër se lideri është lider. Partia nuk do t’i ndërpresë funksionet, do të vijojë analizat. Ajo që është më e rënda i bëhet gjyq publik. Nuk i kuptoj komentet që flasin për drejtësinë, pastaj i bëjmë gjyq publik. Këtu nuk i lëmë më drejtësinë në dorë. Zoti Meta është në gjyq, aty po përballet.
Borakaj: Në media është duke diskutuar shumë dy ditët e fundit, si po e përballon ish-Presidenti këtë situatë?
Milo: Absolutisht asgjë, ka takime të rregullta me personat që e takojnë. Po e ndihmojnë me gjërat personale. Të paktën nga ato që thotë zoti Blushi, është në gjendje shumë të mrië, nuk ka apsolutisht asnjë gjë.
Borakaj: Janë spekulime ato që thonë që është agresiv?
Milo: Për mua në gjykimin tim ka një qendrueshmëri. E gjitha kjo është politike për të, nuk ka asnjë lloj shenje të tillë.






Ky Peka duhet të mësojë të flasë se me atë oratori që ka vetëm të lodh kokën pa thënë gjë konkrete …