24 orë pas dhunës brutale ndaj një çifti të moshuarish në Povelcë të Fierit, familjarët dhe fqinjët e tyre ende janë të shokuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit,i cili bashkë me gruan e tij u godit disa herë nga 47-vjeçari Ilir Nukaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori, ka shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i ka kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. të afërmit e tyre tregojnë se i gjetën pa ndjenja jashtë dyqanit.
“E pashë shtrirë gjatë e gjerë. dëgjuam zhurme që po bërtiste”, thotë fqinja.
Dyert e dyqanit ushqimor vijojnë të jenë të mbyllura, ndërkohë i moshuari Namik Rustemi, mbetet në intubim në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje më të mirë.
Ndërkohë Nukaj i arrestuar tashmë nga policia, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.
Ai ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të 12 viteve më parë, tentativë vrasjeje me paramendim, me 20 vite burgim dhe në vitin 2020 subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë./vizionplus.tv







