Një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.
Pas një jave të kaluar në intubim, Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve. Ai kishte marrë goditje të forta në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare u lëndua, por pa rrezik për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia e arrestoi Ilir Nukajn menjëherë pas krimit dhe tashmë ai ndodhet në paraburgim për “plagosje të rëndë me dashje”. Por akuza ndaj tij mund të rëndohet pasi I moshuari ndsërroi jetë si pasojë e dhunës.
Krimi ndodhi pasi 47-vjeçari kishte kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit e refuzuan pasi ai ishte I alkoolizuar. Nukaj, pas refuziminit, I dhunoi barbarisht bashkëshortët.
Ai njihej si person problematik në zonë, ndërsa më herët ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një tentativë vrasjeje të ndodhur 12 vite më parë./vizionplus.tv







