Zbulohen detaje të reja në lidhje me skemën e vjedhjes që 22 efektivët e Njësisë për Sigurinë e Autostradave kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbal dhe kishin marrë paratë, por duke mos i dorëzuar në zyrën e financës.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjitha për shtetas të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova.
Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.
Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj.
AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale, ndërsa po verifikohet shuma që besohet se është përfituar nga kjo skemë.
Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:
Nën/komisar Krenar Molla – Arrest me burg
Inspektor Gasper Gjeta – Arrest me burg
Armand Shehu – Arrest me burg
Inspekor Ndoc Pjetri – Arrest me burg
Inspektor Armir Hallaçi – Arrest me burg
Inspektor Marjan Baloj – Arrest në shtëpi
Inspektor Kastriot Gjini – Arrest në shtëpi
Inspektor Gilbert Kapxhiu – Arrest në shtëpi
Inspektor Arsim Braha – Arrest në shtëpi
Komisar Gramoz Dafku – Detyrim paraqitje
Nën/Komisar Shuaip Gjuta – Detyrim paraqitje
Nën/Komisar Artan Pëllumbi – Detyrim paraqitje
Nën/Komisar Agron Nika – Detyrim paraqitje
Inspektor Zenel Axhami – Detyrim paraqitje
Inspektor Flori Xhelo – Detyrim paraqitje
Inspektor Ismail Petku – Detyrim paraqitje
Inspektor Gjovalin Tushaj – Detyrim paraqitje
Inspektor Gjelosh Laska – Detyrim paraqitje
Inspektor Flavio Ademi – Detyrim paraqitje
Inspektor Bardhok Çupi – Detyrim paraqitje
Inspektor Alfred Tushaj – Detyrim paraqitje
/vizionplus.tv








