Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit të Lushnjës:...

Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare...

Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për ngecjen e...

PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit, më shumë...

Seancë plenare në Kuvend, shtyhen 2 interpelancat drejtuar Ramës...

Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën 2-vjeçare në...

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i qelqtë, ulet në...

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Rrilë...

Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani s’jep “përgjigjet...

Rendi i ditës/ 9 interpelanca sot në Kuvend, pritet...

PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit, më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hiqen dhe konkurset

21 Maj 10:39

Pa kaluar as tre vite nga miratimi, Ligji i Policisë së Shtetit ka nxjerrë në pah problematika sa i takon zbatimit të tij, por edhe ngërçe në lidhje me emërimin në pozicione të rëndësishme, duke sjellë zvarritje të procesit.

Deputeti socialist Bujar Rexha ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime të ligjit aktual, amendime që prekin drejtorin e përgjithshëm, ata vendorë si dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm propozohet të mos largohet nga radhët e policisë, siç ndodh aktualisht. Ai do të mbajë gradën “Drejtues i Parë”, duke i dhënë mundësinë që të vazhdojë karrierën brenda uniformave blu, por pa të drejtë rikandidimi. Po ashtu, ai gëzon të drejtën për t’u emëruar si këshilltar ose oficer kontakti.

Një tjetër propozim parashikon heqjen e konkursit për drejtorët e policive vendore apo për shefat e komisariateve. Që nga viti 2024, ata emërohen me konkurse, por afatet e tyre kanë sjellë vonesa në proces dhe, për pasojë, edhe vende vakante të bllokuara. Drafti i ri i jep të drejtë Drejtorit të Përgjithshëm të emërojë drejtpërdrejt drejtorët vendorë dhe shefat e komisariateve, siç ka qenë më parë.

Ndryshime propozohen edhe për sistemin e gradave. Aktualisht, ndryshimi i nivelit të gradave bëhet vetëm me 5 vite diferencë. Por deputeti socialist kërkon që kalimi nga gradat “komisar” në “kryekomisar” dhe “kryekomisar” në “drejtues” të bëhet me 4 vjet.

Drafti përfshin gjithashtu rritje të kompetencave për Drejtorin e Përgjithshëm, i cili mund të rrisë me një gradë një oficer policie për merita të dalluara në punë apo akte heroike. Nga ana tjetër, shefat e departamenteve do të emërohen direkt nga kreu i policisë pa konkurs dhe me mandat më të shkurtër, 3 vjet në total, me të drejtë rikandidimi.

Ndryshimet e propozuara pritet të kalojnë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
ndryshime ne polici Policia e Shtetit

Nga e njëjta kategori

Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit të Lushnjës: E kthyet në qenefhane, të hanë minjtë nga këmbët e nga sytë

më shumë...

Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare jep alarmin, arrestohen 5 persona

më shumë...

Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për ngecjen e procesit”, ministri Gogu: Asnjë pengesë në rrugën drejt BE-së

më shumë...

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeçar, në kërkim bashkëpunëtori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:23

Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit...

11:12

Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard,...

11:04

Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për...

10:55

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori...

10:39

PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit,...

10:37

Seancë plenare në Kuvend, shtyhen 2 interpelancat...

10:10

Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën...

10:06

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i qelqtë,...

9:53

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë...

9:48

Dibër/ 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb...

9:45

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti...

9:29

Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani...

8:47

Sherr për vendin e parkimit, plagoset me...

8:43

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas biçikletën,...

8:20

E enjtja sjell mot të qëndrueshëm, por...

8:13

Rendi i ditës/ 9 interpelanca sot në...

8:01

Horoskopi ditor, pasion, para dhe vendime të...

10:45

“Hëna e plotë Blu” më 31 maj,...

10:20

Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga...

10:07

Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96,...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • “Hëna e plotë Blu” më 31 maj, zbuloni tre shenjat e zodiakut...
  • DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën” vetes, dorëzon...
  • “Pas 40 vitesh u rrëzova në tokë”, Saimir Vishaj rrëfen bete...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.