Saimir Korreshi ngre akuza të forta për spitalin e Lushnjës në interpelancë, përplaset me ministren e Shëndetësisë
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend lidhur me gjendjen në spitalin e Lushnjës, gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë Evis Sala.
Në fjalën e tij, Korreshi përdori tone ironike, duke pyetur fillimisht ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa solli si shembull ushqimin që, sipas tij, u shërbehet pacientëve në spitalin e Lushnjës.
Ai akuzoi gjithashtu për probleme në administrimin e institucionit shëndetësor, duke pretenduar se në kuzhinë punon personel i papërshtatshëm dhe se struktura e spitalit është zhvendosur në kushte të papërshtatshme për pacientët.
Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.
Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës të rrinë në qenefhane. E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje. Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë. Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”, tha Korreshi,
Gjatë interpelancës, deputeti e cilësoi situatën si të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në sistemin shëndetësor në Lushnjë.
“Nuk kishte ambulancë se një ishte në Tiranë një në Fier. Nuk vjen. Po Lushnjë të hanë minjtë nga këmbët nga sytë. S’ka asgjë. është kafshëri, është vatër infeksioni. Kujt i tregoni ju. Keni të bëni me jetë njerëzish. Kjo është çmenduri”, shtoi me tone të ashpra deputeti demokrat.
/vizionplus.tv





