E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dibër/ 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital

Një 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Mësohet se 70 vjeçari Haxhi Demir Reçi ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht.

70 vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.

Reklamë

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin. Aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë