Një konflikt për motive të dobëta, i lidhur dyshohet me parkimin, ka përfunduar me plagosje mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e njohur si “Nisharaku”.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 07:40, shtetasi Enton Nushaj, 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Armando Millonajn, 55 vjeç, pas një debati mes tyre.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij.
/vizionplus.tv





