Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait: Në shesh...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër,...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm...

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e...

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do...

Debate të forta tek “territorialja”, PS e PD përplasen...

Mirësevini në Sezonin Sportiv 2024-2025 në Tring! Nga Champions League te Seria A dhe shumë surpriza

7 Gusht 14:50

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Tring Sport, platforma më e madhe sportive në vend, premton një spektakël të vërtetë me një propozim madhështor që bën bashkë kampionë e tifozë, këtë vit nën moton “më shumë”, gjithmonë më shumë.

 

Me Serie A, e cila do të jetë ekskluzivitet absolut i Tring për të gjithë territorin shqiptar dhe nuk do të mund të ndiqet askund tjetër përveçse në kanalet sportive të platformës, nga 17 gushti fillon magjia e kampionatit më të dashur të futbollit për shqiptarët.

Por nga ky sezon edhe më shumë, pasi pak ditë më herët, më 10 gusht, starton një tjetër kompeticion entuziazmues, Coppa Italia dhe në janarin e 2025 edhe Suppercoppa Italia, ekskluzivitete absolute edhe këto, që e shndërrojnë Tring Sport në transmetuesin e vetëm që sjell në ekran të gjithë futbollin italian.

Po, e dëgjuat si duhet, Milan, Juventus, Inter, Lazio, Roma, Napoli… prej këtij sezoni do të jenë vetëm në Tring Sport, askund tjetër, për ngjyrat, pasionin dhe fundjavat elektrizuese.

Ndërkohë, tradita e kampionëve vazhdon dhe është shndërruar tanimë në një binom suksesi prej më shumë se një dekade.

Madhështorja Uefa Champions League, nga 20 gushti, vjen me një ndryshim epokal, ndoshta më të madhin që prej krijimit të kompeticionit.

Formati i ri, me faza të reja, koncept të ri, më shumë ndeshje dhe më shumë ekipe, do të dhurojë magji dhe përplasje epike që në nisje, për të siguruar qoftë edhe një pikë, që këtë vit do të thotë shumë për kualifikimin kurrë më parë më të luftuar, kurrë më parë më spektakolar për tifozët e ligës legjendare ku luajnë yjet e globit.

Por spektakli nën logon Uefa fillon që mbrëmjen e jashtëzakonshme të 14 gushtit, me Uefa Super Cup 2024, ku kampionët e Evropës do të përballen me fituesit e Europa League për të shpallur Super kampionët e Evropës. Ndërsa Uefa Youth League, kompeticioni i talenteve në rritje, do të startojë nga 17 shtatori.

Nga fushat në studio magjia vazhdon, pasi Studio Champions League dhe Serie A SHOW, live show-t e përjavshëm, me mijëra orë transmetimi live çdo ditë ndjeshjesh dhe një pasqyrim shumëdimensional të kompeticioneve përkatëse, do të rikthehen këtë sezon tërësisht të rinovuar në imazh dhe koncept.

Nuk mbaron me kaq, Primeira Liga, liga portugeze e futbollit, nga 9 gushti, rikthehet për të disatin vit radhazi me një sezon dinamik, si një ligat më të mira kontinentale. Benfica, Porto, Sporting, do të prijnë betejën për trofeun që sa vjen e bëhet më i lakmuar.

Teksa me Moto Gp adrenalina në pistat më prestigjioze botërore vijon javë pas jave dhe gara për titull bëhet më e ethshme, NBA i bashkohet buqetës sportive 2024-2025 nga 22 tetori, për të sjellë të gjithë madhështinë e basketbollit amerikan, më të bukurit në botë, dhe për ta bërë atë edhe më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky është vetën fillimi i një viti sportiv emocionues që premton magji, spektakël, por edhe surpriza të tjera.

Tring i sjell të gjitha këto kompeticione elitare, por jo vetëm, nën logon Tring Sport, që përveçse është platforma sportive më e madhe në vend, është edhe e prekshme dhe e përshtatshme për të gjitha familjet dhe individët dhe një propozim thjesht i pakrahasueshëm, tanimë lehtësisht e aksesueshme edhe përmes shërbimit online tërësisht të rinovuar.

Gati për në tribunë? Më mirë në tribunën tuaj Vip, në Tring Sport!

 

 

 

 

 

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Sporti tring sport UEFA

Nga e njëjta kategori

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait: Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi

më shumë...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit dhe gjimnastes ruse

më shumë...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të ISIS-it në Siri

më shumë...

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve dhe kryeministër, çfarë ndodh më pas?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

3:13

Debate të forta tek “territorialja”, PS e...

2:50

Festohet “Shën Prodhromi” në Voskopojë, besimtarët kalojnë...

2:32

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati...

2:26

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol...

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

2:09

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi...

1:39

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.