Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën...

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë...

Europa në alarm nga vala e të nxehtit, qindra...

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani paralajmëron përshkallëzim...

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të...

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona,...

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të...

Kalonin shqiptarë nga Hani i Hotit me dokumente false, ekzekutohen masat për 5 të akuzuarit

23 Korrik 16:20

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe me partnerët amerikanë ka zhvilluar një tjetër plan operacional policor. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën.

Janë ekzekutuar masat “Arrest në burg” për shtetasın Luc Melaj, masa “Arrest në shtëpi” për shtetasit Emanuel Melaj, Gezin Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj

Lexo edhe :

Related Posts

Kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë të paligjshme nga Hani i Hotit, GJKKO lë në fuqi masat për të akuzuarit

Plani operacional, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Forcën e Posaçme Operacionale, BKH-në dhe me Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.

Policia bën me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë, të caktuara nga GjKKO, për 5 shtetas:
•“Arrest në burg”, për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale;

•“Arrest në shtëpi”,

për 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.

Po ashtu janë gjetur në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestruar :

8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

Në kuadër të planit operacional policor u ekzekutuan:

-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

E. M., 24 vjeç dhe G. C., 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

T. M., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe B. C., 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 81 të datës 21.07.2024 dhe më vendimin nr. 453 të datës 21.07.2024, ka caktuar këto masa sigurie, pasi nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
policia SPAK

Nga e njëjta kategori

Digjen disa hektarë shkurre dhe ullishte në Mallakastër, ndërhyrja nga ajri shmang përhapjen e flakëve në Parkun Arkeologjik të Bylysit

më shumë...

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona, rëndohet trafiku

më shumë...

Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon koncertin “Amor, Fey, Locura”

më shumë...

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët e Kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:16

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën...

6:31

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të...

5:50

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet...

5:13

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës...

4:41

Europa në alarm nga vala e të...

4:25

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani...

4:05

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin...

3:49

Digjen disa hektarë shkurre dhe ullishte në...

3:20

Keni etje apo jeni të dehidratuar? Ja...

3:01

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën...

2:41

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen...

2:29

Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon...

2:25

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët...

2:18

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi...

1:43

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha:...

1:19

10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit...

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.