Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako ështe paraqitur këtë të premte në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakes së Durrësit në SPAK.
Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Emiriana Sako do të pyetet në lidhje me kontratat për inceneratorin e Tiranës.
Sot në SPAK u paraqit edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Pas daljes nga SPAK, Agaçi tha për mediat se u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.
Përgjatë ditëve të fundit në SPAK kanë shkuar për tu marrë në pyetje për inceneratorin e Tiranës disa prej figurave kryesore të mazhorancës; kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zevendëskryeministrja Belinda Balluku.
Në fillim të muajit dhjetor të vitit te kaluar Gjykata e Posacme miratoi 15 urdhëra arresti per çështjen e inceneratorit të Tiranës, mes te cilëve dhe disa drejtore e ish tdrejtorë të bashkise së Tiranës.
/vizionplus.tv/





