Teksa foli për punën që po bën policia e shtetit, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nesër mberrin në Rinas një person i dënuar përjetë për 3 vrasje, i fshehur drejtësisë që prej vitit 1997 në Korenë e Jugut.
“Nesër mbërrin në Rinas nje person i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike”, tha Balla.
I shumëkërkuari që pritet të mbërrijë nesër në aeroportin e Rinasit ëhstë Ervin Shahi. I shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare do të ekstradohet nesër (5 mars) në vendin tonë, sipas deklartës të ministrit Balla.
Ervin Shahi ka vrarë një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në vitin 1995. Ai është arratisur nga vendi ynë 1997 dhe përdorte dokumente false me emrin e një shqiptari tjetër. 50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut./vizionplus.tv/





