Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më...

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinat e...

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin me delegacionin...

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele,...

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin. Ironizon Balla: Ju keni...

Rama: Qytetarët po keqpërdoren, çdo shqetësim do ta kthejmë...

Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk e...

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, qytetarët protestojnë jashtë parlamentit

Zelensky tallet me operacionet ushtarake të Rusisë

Arrestohet shqiptari në Mykonos, policia i zbulon drogën e...

Paralajmërimi i frikshëm i kryeministrit polak: Lufta një kërcënim real për Evropën, por ne nuk jemi gati

29 Mars 21:15

Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë një seklaratë të fortë, duke thënë se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë në gjendje të ndihet më i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat evropiane, shkruan BBC.

Deklarata e kryeministrit polak erdhi pasi një breshëri e re e raketave ruse kanë shenjëstruar së fundmi Ukrainën. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa dhe kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar në gjashtë rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

Kompania kombëtare e energjisë e Ukrainës ka njoftuar ndërprerje emergjente në tre rajone të vendit – Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kirovograd – dhe u ka kërkuar konsumatorëve të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike. Ofruesi, Ukrenergo, tha se përgjegjës për këtë situatë është “sulmi masiv rus mbi termocentralet e Ukrainës brenda natës”.

Tusk, një ish-president i Këshillit Evropian, tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Bashkinë Crocus të Moskës pa asnjë provë dhe “duket se ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë”.

Ai vuri në dukje se Rusia kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike në dritën e ditës për herë të parë në fillim të kësaj jave./vizionplus.tv/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Kryeministri Polak Lufta një kërcënim real për Evropën

Nga e njëjta kategori

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë

më shumë...
Ngushtica e Hormuzit

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin me delegacionin amerikan në Katar

më shumë...

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin. Ironizon Balla: Ju keni në krye një Sekretar Partie, varkëtarin e familjes Hoxha

më shumë...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:00

Tre ushqime që ulin temperaturën e trupit...

12:48

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të...

12:20

Tension para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë...

Ngushtica e Hormuzit
12:08

Bisedimet SHBA-Iran në pikëpyetje, Teherani mohon takimin...

11:59

Rikthehen protestat në Rrjoll, banorët pretendojnë se...

11:39

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në...

11:14

Arrestohet “ushtari” i Ervis Martinajt, Emiljano Nina...

11:10

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin. Ironizon Balla:...

10:54

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

10:40

Rama: Qytetarët po keqpërdoren, çdo shqetësim do...

10:31

Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por...

10:20

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, qytetarët protestojnë...

10:09

Zelensky tallet me operacionet ushtarake të Rusisë

10:04

Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...

9:51

Arrestohet shqiptari në Mykonos, policia i zbulon...

9:42

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar...

9:36

Shpërthim me bombë në Monako, plagoset rëndë...

9:15

Detaje nga atentati në Pogradec, dyshohet se...

9:03

Truku i thjeshtë për aromë më të...

9:02

Atentati ndaj gazetarit investigativ, policia italiane arreston...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet autori...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.