Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Skandal në Kosovë, mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen 13-vjeçare

15 Mars 13:54

Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet se është ngacmuar seksualisht  nga një arsimtar në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune. Sipas mediave në Kosovë, idyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

Organet e hetuesisë, kanë konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.

Rasti që dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti, në polici është lajmëruar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pavarësisht se i dyshuari u lirua, pasi u pyet për veprën penale “ngacmim seksual”, prokurori i shtetit tashmë ka hapur hetim rast për këtë çështje.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj deklaroi se janë në pritje të grumbullimit të provave bashkë me kallëzimin penal ndaj të dyshuarit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast lidhur me këtë çështje. Mbesim në pritje të grumbullimit të provave bashkë me kallëzimin penal për të vepruar tutje konform dispozitave të KPPRK-së”, tha ajo..

Ndërkohë se dje, Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka pezulluar nga puna mësimdhënësin i cili dyshohet të ketë ngacmuar nxënësen e tij 16-vjecare me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj, por edhe të nënës së saj.

Ai ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Drejtoria e Arsimit në Gjilan, vjen me vendim; I punësuari z. K.Q , i sistemuar në vendin e punës si mësimdhënes në Shkollën e Mesme te Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan, PEZULLOHET përkohësisht nga puna. II. I punësuari si shkelës i supozuar, pezullohet përkohësisht nga puna, duke filluar prej datës 14.03.2024, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj tij, për shkak të shkeljeve të supozuara të detyrave të punës”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Arsimit.

Vitin e kaluar gjatë periudhës janar-tetor 2023, në Policinë e Kosovës u raportuan 126 raste të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Kosova
Tagged:
kosove ngacmim seksual shkolle

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

më shumë...

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.