Zjarri që përfshiu dje një prej ish- depozitave me lëndë djegëse pranë ish-kombinatit të thellë të naftës në Ballsh është kthyer në një rrrezik serioz për banesat pranë, duke alarmuar banorët.
Zjarri që shpërthue dje te ish-depozita e naftës bruto me kapacitet 10 mijë metër kub dogji një sipërfaqe te konsiderueshme me bimësi të egër dhe shkaktoi një ndotje të madhe të ajrit.
Lexo edhe :
Ngjarja ndodhi teksa dy punonjës po ccmontonin pjesët e depozitës me troko dhe kontakti i saj me mbetjet e naftës në depozite ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri, i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë.
Forcat zjarrfikëse bënë te mundur shuarjen e flakëve, ndërokë qe dy punonjësit u proceduan penalisht për pakujdesi në punë./vizionplus.tv/






