Subscribe

Një ish-depozitë e naftës bruto  e kapacitetit 10 mije metër kub, por me mbetje të naftës bruto, ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Depozita ka qenë e repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Dyshohet se një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap, duke prerë me troko dhe oksigjen, kanë rënë në kontakt me mbetje të gazrave të naftës bruto, e cila ka shpërthyer në flakë.

Lexo edhe :

Related Posts

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe të plagosur.

Ndërkohë ditën e sotme, një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagpsën pas një shpërthimi të fuqishëm në Lushnjë.

Sipas policisë, “rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.”

Viktima është identifikuar si Landi Verçani. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së Bujar Çela./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *