Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

100 ditët si Ministër i Brendshëm/ Balla: Ndryshe nga paraardhësit, nuk shkarkova drejtuesit e policisë, proçesi i vetëpastrimit do vijojë

27 Tetor 13:31

Taulant Balla përmes një statusi në rrjetet sociale, të shpërndarë pastaj edhe për mediat, bëri një analize të shkurtër të 100 ditëve të para në krye të Ministrisë së Brendshme.

 

Ai shkruan se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

 

Kam shtrënguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të kësaj trupe. Sepse unë i respektoj ata për dijet, eksperiencën, profesionalizmin. I kam qëndruar dhe do t’i qëndroj angazhimit tim për t’i dhënë secilit dhe secilës mundësinë të shpalosë aftësitë e veta për të bërë së bashku më të mirën.

 

Balla shton se ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë post, ai vendosi të mos shkarkoje masivisht drejtuesit e policisë, kur mori detyrën.

 

Siç e keni parë unë nuk bëra si disa paraardhës të nderuar të mitë në këtë detyrë, duke e nisur punën me ndërrimin e drejtuesve dhe të shefave.I kam qëndruar bindjes dhe standardit se unë, Ministri i Brendshëm, kam nderin e madh të jem në këtë përgjegjësi për t’i udhëhequr, duke i dëgjuar, duke i mbështetur, duke mësuar prej tyre dhe duke zbritur në çdo nivel të veprimtarisë së kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat, nga Vermoshi deri në Konispol.

 

 

Ministri Balla thotë se rezultatet e arritura sëbashku në këto 100 ditë janë vetëm fillimi i një qasje të re dhe sistematike.

 

Ndërsa Shqipëria ka përmbyllur sezonin turistik më të suksesshëm për nga numri i vizitorëve dhe nga cilësia e sigurisë publike, Policia e Shtetit po angazhohet çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta. E sotmja nuk ka krahasim me të shkuarën dhe ditë pas dite rikthimi i besimit tek Policia e Shtetit  po avancon në mënyrë të dukshme dhe të padiskutueshme. Por e ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen dhe unë kam nderin e madh, besimin e Kryeministrit, të shumicës së Kuvendit dhe shpresoj të shumicës së shqiptarëve për të vazhduar ndërtimin e besimit të duhur tek Policia e Shtetit edhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë, në çdo drejtim.

 

 

Balla u ndal në analizën e tij të 100 ditëve edhe tek arrestimi, pezullimi apo masat e tjera disiplinore ndaj efektiveve të kapur në shkelje të ligjit.

 

Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillim i mbarë, që presim të gjithë. Kush nuk do të vrapojë me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin etik, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.Shpresoj që me ndihmën e Zotit dhe me bashkëpunimin e mbështetjen tuaj të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Analize Balla efektive ministër policia

Nga e njëjta kategori

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hyn në Ferma Vip: Hera e parë në një reality

më shumë...

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

më shumë...

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin: Kërkoi informacione nga jashtë

më shumë...

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe emocione të forta! Ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:56

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të...

11:41

“Zgjedh të jem në jetë ai që...

10:27

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen...

10:13

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos...

9:57

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri...

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

9:03

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë...

8:55

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga...

8:49

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”,...

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.