Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Rrugëve të Sarandës me pistoletë me vete, arrestohet 30-vjeçari...

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri të Japonisë,...

Berisha njofton datën, kur do mbahet protesta e radhës...

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet në...

Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë, gjykata lë në qeli...

Papa, tjetër thirrje për Trump: Të gjitha palët të...

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja: Shtetet e...

Demo: Synojmë bashki më të forta. Ministri i Pushtetit...

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të...

Sulmet në veri të Kosovës/ Shkon në tetë numri i personave të arrestuar

26 Shtator 16:37

Policia e Kosovës konfirmoi se ka arritur në tetë numri i të arrestuarve lidhur me sulmin ndaj saj në Banjskë më 24 shtator.

 

Sipas një njoftimi, dy personave të arrestuar më 25 shtator në një hotel në Banjskë u janë “konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”.

 

“Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona”, u tha në njoftim.

 

Sipas Policisë, gjatë arrestimit në Banjskë më 25 shtator, të dyshuarve iu konfiskua një veturë e blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat, sipas autoriteteve të rendit kanë qenë të mbushura me armë të kalibrave të ndryshme, mitraloz, snajper, minahedhës, 22 armë të gjata të llojit AK 47, pushkë gjuetie, revole, një granatë dore e të tjera.

 

Policia tha po ashtu se dy AK 47 janë gjetur në manastirin e Banjskës.

Sa i përket situatës së sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Policia tha se ajo është e qetë, “por mbetet e tensionuar”.

 

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

 

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

 

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

 

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

 

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës./rel

Posted Under:
Kosova Kryesoret Rajoni
Tagged:
kosove Serbi Sulmet

Nga e njëjta kategori

Plagosje me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Fëmijët i vendosën flakët pallatit? Prokuroria e Tiranës merr në pyetje të miturit që shfaqen në kamerat e sigurisë

më shumë...

Sherr mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të lënduar, një prej tyre plagoset me thikë

më shumë...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet në projekt lufte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:53

“Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajzat...

1:29

Rrugëve të Sarandës me pistoletë me vete,...

1:23

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri...

12:48

Berisha njofton datën, kur do mbahet protesta...

12:44

A mund të ulë Aspirina rrezikun e...

12:28

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë,...

12:18

Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur

12:15

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë, gjykata lë...

12:11

Papa, tjetër thirrje për Trump: Të gjitha...

12:07

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja:...

12:03

Tjetër eliminim në “Ferma VIP 3”, publiku...

11:55

Plagosje me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet në...

11:53

Demo: Synojmë bashki më të forta. Ministri...

11:34

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas...

11:28

U monitorua nga policia me dron! Arrestohet...

10:55

Fëmijët i vendosën flakët pallatit? Prokuroria e...

10:40

SST në rritje, mjekja gjinekologe ngre alarmin:...

10:23

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki...

9:53

Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për...

9:07

Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e...

Më të klikuarat

  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për ndryshimet edhe t...
  • Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të Trump për ta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.