Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku...

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”, Bido i...

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet:...

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse me raketa...

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim të nismave...

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret për të...

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat...

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike/ 60 %...

Paqartësi për kostot e “Mjekësisë”; tarifa e studimit në Universitetin Publik pritet të vendoset më vonë

21 Korrik 14:59

Tea Harizi sapo ka përfunduar vitin e parë të studimeve në programin “Mjekësi e Përgjithshme” dhe gjendet përballë ligjit që i merr peng diplomën, nëse nuk shlyen 3 deri në 5 vite punë të detyruar.

 

TEA HARIZI

STUDENTE E MJEKESISE

“Është data 21 korrik, mesi i vapës ndërkohë studentët e mjekësisë duhet të vijnë këtu në godinat e fakultetit të shkencave të natyrës sepse në fakultetin tonë kemi mungesë godinash. Për mua është absurde që të thonë se viti i ri akademik do të kushtojë 5300 euro siç e ka thënë dhe kryeministri apo ministrja Kushi. Unë vetë nuk kam për ta pranuar marrëveshjen, do rezistojmë deri në fund. Familja ime si të gjithë familjet shqiptare ku pjesa dërrmuese është me të ardhura ekonomike mesatare, ne nuk kemi mundësi të paguajmë nje shifër marramendese nëse e shumëzojmë me 6 vite.”

 

Do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë vlerën e një viti akademik, nëse studentët nuk pranojnë marrëveshjen me shtetin, por shifrat që qarkullojnë ndërkohë kanë krijuar paqartësi dhe zemërim.

 

I pyetur nga Vizion Plus, rektori i universitetit të mjekësisë, Arben Gjata shprehet se nga llogaritja e pak viteve më parë, rezulton që çdo vit akademik të kushtojë rreth 3 milion lekë.

 

Por në relacionin e dorëzuar në kuvend, përmendet një shifër prej rreth 700 mijë lekësh të rinj.

 

RELACION

“Sipas informacionit të përcjellë nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678 994 lekë në vit për student.”

 

Sakaq, ekspertët e arsimit vërejnë kundërshti mes ligjeve, ndërsa efektet e kësaj vendimmarrje do të jenë afatgjata, në dëm të shoqërisë.

 

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERT ARSIMI

 

“Neni 3 i ligjit 80 viti 2015 i arsimit të lartë thotë që tarifat i përcakton universiteti. Nuk ka punë VKM-ja por senati dhe bordi. Ne kemi në arsimin privat universitete të certifikuara nga BE që kanë tarifa deri në 4500 euro. Nuk zgjidhet kjo punë me VKM por me plotësim kushtesh dhe status social.”

 

Në pritje të vendimit, maturantët kanë një javë kohë të mendohen për zgjedhjen që do të bëjnë, ndërsa aplikimi për në universitet nis më datë 29 korrik.

 

 

Posted Under:
Kryesoret
Tagged:
Kosto Mjekësi Studime universiteti publik

Nga e njëjta kategori

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i tyre karakteristik

më shumë...

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat 5 persona, protestuesit nuk kursejnë opozitën: Të shitur!

më shumë...

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë që bëjnë teorira”, Rama për investimin në Zvërnec: Resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

më shumë...

“Shqipëria nuk mund t’i cilësojë investimet e huaja kërcënim”, Rama me pensionistët: “Thembra e Akilit” shëndetësia, është bërë transformim i madh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:18

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

11:54

Rinisin tensionet, protestuesit çajnë një tjetër rrethim,...

11:49

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në...

11:31

“Sinjalizohet” dalja e deputetëve, protestuesit nisin sërish...

11:17

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”,...

11:01

Një pjesë e protestuesve largohen nga Kuvendi,...

10:53

Lapaj shkon në protestë, qytetarët kërkojnë largimin...

10:50

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido...

10:41

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare,...

10:40

“Plumbi i Artë”, shtyhet sërish seanca, mungojnë...

10:38

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

10:37

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse...

10:15

Protesta, lëndohen dy punonjës policie, transportohen për...

10:10

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim...

10:08

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret...

9:55

Qytetarët heqin barrierat metalike, policia u përgjigjet...

9:51

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset...

9:35

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite...

9:31

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen...

9:25

Shpërthim tritoli në Vlorë

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në m...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.