Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri të Japonisë,...

Berisha njofton datën, kur do mbahet protesta e radhës...

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet në...

Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë, gjykata lë në qeli...

Papa, tjetër thirrje për Trump: Të gjitha palët të...

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja: Shtetet e...

Demo: Synojmë bashki më të forta. Ministri i Pushtetit...

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të...

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

Letra e Meghan për mbretin Charles, zbulohet arsyeja e vërtetë përse dukesha nuk do të jetë në kurorëzim

22 Prill 19:01

Në fillim të këtij muaji u konfirmua se duka do të merrte pjesë i vetëm në kurorëzimin e mbretit më 6 maj, pasi dukesha kishte zgjedhur të qëndronte në shtëpinë e tyre në Kaliforni së bashku me fëmijët.Dëshira për të vendosur familjen e saj të parën duke qëndruar me Princin Archie në ditëlindjen e tij të katërt, e cila bie në të njëjtën ditë me kurorëzimin, u tha se ishte faktori vendimtar në vendimin e Markle. Dje, Meghan ka shprehur publikisht se i ka shkruar një letër Mbretit Charles ku tregon emrin e pjestarit të familjes mbretërore që ka bërë komente raciste për Archie-n. Duke qenë se përgjigja e mbretit nuk i ishte dukur e mjaftueshme, ajo vendsoi të mos marrë pjesë në kurorëzim. Princi Harry, ka “dënuar” dhe kritikuar jo pak herë nuancat raciste të familjes së tij duke thënë se situata është shumë shqetësuese.

 

Ishte një intervistë me Ohrah Winfrey në vitin 2021 e cila është bërë sërish virale ditën e djeshme pas lajmit për letrën drejtuar mbretit. Dukesha tregoi se një anëtar i familjes ishte i shqetësuar se ngjyra e princit që do të vinte në jetë do të ishte “më e errët seç duhej”, kur ajo ishte ende shtatzënë. Ky rrëfim ndezi të gjithë rrjetin dhe burime të brendshme të Pallatit Buckingham u shprehën se kjo është një reklamë shumë e keqe në momentin më të gabuar.

 

“Kjo m’u transmetua nga Harry. Ishte pjesë e një bisede familjare,”-shtoi Meghan, duke refuzuar të zbulojë se kush ishte personi pasi atij mund t’i hapen shumë telashe. Ajo dhe Harry u kujdesën shumë që të mos përmendin fjalën “racist” gjatë intervistës, duke treguar se nuk kishin qëllim të akuzonin individin e përfshirë, por donin vetëm të ngrinin shqetësimin sa i përket paragjykimeve që mund të vijnë në mënyrë të “pavetëdijshme”. Dukesha tha se e falenderoi mbretin për përgjigjen e tij, por ndonëse toni i përdorur ishte i ngrohtë, nuk arritën të qetësonin tensionin e përgjithshëm dhe të gjenin një zgjidhje. Në janar, duka u përpoq të tërhiqej nga akuzat e bëra në intervistën e tyre me Winfrey, duke këmbëngulur se ai nuk besonte se familja mbretërore ishte raciste. Nga ana tjetër, në kohën e intervistës, Charles tha se ishte shumë i shqetësuar për këto akuzat dhe ndihej i zhgënjyer nga djali dhe nusja e tij, të cilët i kishte mbështetur më shumë sesa e meritonin./Living/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
kurorezim mbretin Charles meghan

Nga e njëjta kategori

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri të Japonisë, mbi 3.000 banorë të evakuuar

më shumë...

Papa, tjetër thirrje për Trump: Të gjitha palët të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës

më shumë...

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja: Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë si mundësi

më shumë...

Plagosje me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:23

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri...

12:48

Berisha njofton datën, kur do mbahet protesta...

12:44

A mund të ulë Aspirina rrezikun e...

12:28

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë,...

12:18

Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur

12:15

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë, gjykata lë...

12:11

Papa, tjetër thirrje për Trump: Të gjitha...

12:07

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja:...

12:03

Tjetër eliminim në “Ferma VIP 3”, publiku...

11:55

Plagosje me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet në...

11:53

Demo: Synojmë bashki më të forta. Ministri...

11:34

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas...

11:28

U monitorua nga policia me dron! Arrestohet...

10:55

Fëmijët i vendosën flakët pallatit? Prokuroria e...

10:40

SST në rritje, mjekja gjinekologe ngre alarmin:...

10:23

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki...

9:53

Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për...

9:07

Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e...

8:58

Sherr mes pronarëve të lokaleve në Korçë,...

8:33

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës...

Më të klikuarat

  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për ndryshimet edhe t...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.