Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Hidhet guri i themelit për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj: “Stoli e shtuar për qytetin dhe Parkun e Liqenit Të Tiranës”

15 Shkurt 17:39

Sot u hodh guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre, shprehu gëzimin se Parkut të Liqenit të Tiranës do i shtohet edhe një stoli tjetër.

 

“Nuk e fsheh dot gëzimin që Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër stoli dhe si kryetar bashkie më duhet të sqaroj se propozimi që kishte Edi në fillim, e sot zbatohet nga Ministria e Kulturës, nga një kazermë e madhe i është kthyer qytetit, i është dhënë Bashkisë së Tiranës si park. Gjysma tjetër i kthehet qytetit, me infrastrukturë, pra vazhdon rruga “Ibrahim Rugova” nga rrethrrotullimi i ish Gardës, përshkon të gjithë Gardën duke ndarë në mes pjesen që i shkon Parkut dhe pjesa e teatrit Kombëtar të Kukullave dhe Qendrës së fëmijëve, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Kosovarëve“, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku sqaroi njëherë e mirë legjendat urbane për ndërtime te Garda Republikës.

 

“Të gjithë legjendat urbane për ndërtime e kulla do të duhet t’i sqarojmë njëherë e mirë sot. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit gjysmën e ish Gardës si park dhe gjysmën e terrenit të ish Gardës, pronë publike, për t’ia kthyer qytetit në dy troje ku do të materializohen dy super projekte; projekti i teatrit Kombëtar të Fëmijëve dhe projekti i Bibliotekës Kombëtare”, tha Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka qenë skuadra më besnike ndaj identitetit te qytetit.

 

“Ne e kemi kaluar provën e arkitekturës në Tiranë. Nuk besoj se Tirana në 103 vjet kryeqytet ka pasur ditë më të mira. Merr secilin prej sherbimeve, nga pastrimi, cilësia e veprave urbane, tek vlera e pronës, këto janë ditët më të mira të Tiranës, por unë besoj se kemi dhënë një mesazh të fortë që, teksa synojmë infrastrukturë e arkitekturë avant-garde, kemi qenë skuadra, si në Bashki e në qeveri, më besnike ndaj identitetit. Mjafton të shohësh që Sarajet e Toptanëve i shpëtuam nga tentativa e disatë për zjarrvënie, që të kishte fatin e shkollës Kosova, për t’u kthyer truall e pastaj për t’u bërë pallat. E njëjta gjë me Libohovitët, ku me 18-20 palë pronarë u shpëtua nga rrënimi. Mjafton ta shohësh sot se çfarë gjendje është ajo ndërtesë, për të kuptuar që disa punë mund t’i bëjë vetëm dora e dukshme e shtetit, e qeverisë apo e Bashkisë”, përfundoi Veliaj.

 

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Parku i Liqenit qendra kombetare e kultures Veliaj

Nga e njëjta kategori

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton dëme në prodhimet bujqësore

më shumë...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

më shumë...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

më shumë...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëv...
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.