15 milion euro u janë vjedhur shqiptarëve, sipas deputetes Monika Kryemadhi, nga inceneratori i Tiranës në vetëm 617 ditë.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi i kërkoi prokurorisë të ndërhyjë në Tiranë dhe të veprojë njësoj si me inceneratorin e Elbasnit dhe të Fierit, pasi provat që tregojnë evazionin fiskal janë të qarta.
MONIKA KRYEMADHI
DEPUTETE E PARTIES SE LIRISE
Nga dita që ne kemi bërë padinë janë paguar 15 mln nga Bashkia e Tiranës. Pse i lejon prokuroria këto para. Në 617 ditë prokuroria ka lejuar që shqiptarëve t’i vidhen 15 mln euro. Kjo tabelë lejon haptas nëse prokuroria është bashkëpunëtore apo do të jap drejtësi.
Skema e mashtrimit, tha Kryemadhi është e qartë. Kjo pasi janë të njëjtat kompani që kanë qenë dhe në impiantin e mbetjeve në Elbasan dhe Fier. Pika e lidhjes për deputeten e Partisë së Lirisë është kompania PIVOT – 04.
Por hetimet, sipas saj, po ndikohen nga qeveria e cila nuk po lejon prokuroinë të veprojë.
Nëse drejtoria ka bërë padi, pse janë paguar paratë? Pse nuk ndërhyn prokuria?
Nga selia e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se vlera e grabitur nga Klodian Zoto deri më tani kap shifrat e 19 milionë dollarëve. Ajo i kërkoi prokurirsë të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës, i cili ka një kontratë 30 vjeçare, me që pagesa prej 10 milion eurosh në vit të mos bëhet e plotë nga qeveria.





