Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton...

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori Ols Dado...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do...

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga...

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron...

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat...

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i...

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë...

“37% e qytetarëve nuk kanë mundësi financiare për ngrohje”/ Blushi thirrje qeverisë: Mbështesni shtresat në nevojë

7 Nëntor 13:15

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një dalje për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të subvencionojë shtresat në nevojë për të përballuar dimrin që po vjen.

 

Ai tha se 37% e qytetarëve nuk kanë mundësi financiare për ngrohje, teksa shton se 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë.

 

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare, shtoi Blushi.

 

Deklarata e plotë:

 

Me afrimin e stinës së ftohtë të dimrit, 37% e qytetarëve shqiptarë rezultojnë se nuk kanë mundësi financiare të ngrohin dot banesat e tyre.

 

Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë së Europës, të bëra së fundmi publike gjatë konferencës  mbi  Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Qendra Eden.

 

Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, mbështesim plotësisht thirrjen e Komunitetit të Energjisë drejtuar Qeverisë për domosdoshmërinë e rishikimit të politikave të subvencionimit për energjinë elektrike për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët.

 

Politikat antisociale të “Rilindjes” që po zbaton pa mëshirë OSHEE duke dënuar njerëzit e varfër të ngrijnë nga i ftohti, si dhe arbitrariteti i zbatimit verbal të ligjit që shkon deri aty sa të ndërpresë energjinë elektrike për të gjithë ata që jetojnë të vetëm dhe pa të ardhura ekonomike janë të papranueshme.

 

I bëjmë thirrje Qeverisë të ndërhyjë menjëherë për uljen e çmimit të lëndëve drusore që përdoren për ngrohje në zonat malore dhe më të ftohta të vendit, nga Korça në Kukës, si dhe të heqë monopolet në këtë sektor që kanë dyfishuar çmimin e druve të zjarrit duke e bërë akoma edhe më të pamundur përballimin e kostove.

 

Heqja menjëherë dorë nga vendimi arbitrar për shntrejtimin e energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh, i hyrë në fuqi nga 1 nëntori, dhe që godet në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme, do të ishte një tjetër masë efektive.

 

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.

 

Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

 

Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kombëtare kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Dimer Ngrohje qytetaret Tedi Blushi

Nga e njëjta kategori

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton vendimin e Qeverisë: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

më shumë...

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori Ols Dado kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit

më shumë...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina

më shumë...

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit, shpallet në kërkim një person

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:49

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”,...

12:39

Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori...

12:26

Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye...

11:55

Bordi publikon çmimet e reja, ja me...

11:53

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së...

11:49

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me...

11:32

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet...

11:08

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran,...

11:04

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,...

10:47

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani:...

10:41

E rëndë në Gjirokastër, një 15-vjeçar pëson...

10:33

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e...

10:23

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas...

10:04

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i...

9:46

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:...

9:46

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë...

9:44

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit...

8:51

Arrestohen trafikantët e armëve në Tiranë, 4...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i votuari, ja sa vota ka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.