Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet...

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji nga...

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të KF Tiranës...

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në tryezë Irani,...

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon...

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të...

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani- KF Tirana,...

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje...

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria,...

Përafrimi i Programeve të Mësuesisë në të gjitha IAL-të / Ministrja Kushi: Vitin 2023-2024, 80% e kurrikulave të ngjashme!

29 Tetor 13:23

Rritja e cilësisë së mësuesit dhe formimi apo përgatitja e njëjtë e mësuesve në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në vend, ky është qëllimi i punës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për përafrimin e programeve të mësuesisë.

 

Për të vlerësuar ecurinë e punës për përafrimin e programeve të studimit në fushën e mësuesisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me pjesëtarët e grupeve tematike të punës për hartimin e kurrikulës së formimit psiko-pedagogjik.

 

Në një postim në rrjete sociale ministrja shprehet se në kuadër të përafrimit të përmbajtjes së kurrikulës së programeve të studimit që formojnë mësues të së njëjtës fushë, u zhvillua një takim me anëtarët e grupit qendror, kryetarin e grupit psiko-pedagogjik, kryetarët e grupeve lëndore dhe me përfaqësues të MAS dhe ASCAP.

 

 

“Pasi vlerësova maksimalisht punën që grupet kanë bërë deri tani, theksova rëndësinë e këtij procesi dhe dakordësuam mbi hapat e mëtejshme për finalizimin e tij, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik 2023-2024, 80 për qind e përmbajtjes së këtyre kurrikulave të jenë të ngjashme në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend”, – nënvizon Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.

 

 

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ishin të pranishëm të pjesëtarët e grupeve të punës, përfaqësues nga MAS, ASCAP dhe universitetet publike në vend.

 

Grupet e punës tashmë kanë hartuar draftet përkatëse për profilet Arsim Parashkollor, Arsim Fillor, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Gjuhë të huaja, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Shkenca Sociale, Histori, Gjeografi, TIK, Arte, Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet. Ministrja Evis Kushi ka kërkuar që ky proces të finalizohet sa më parë si për kurrikulën, ashtu dhe pjesën e emërtesave të programeve të studimit “Master”, planet mësimore (Syllabuset), mundësinë e riorganizimit të tyre, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik të kemi programe të unifikuara studimi në fushën e mësuesisë, sipas profileve dhe të mbështetura në kurrikulën me bazë në kompetenca.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Evis Kushi Mësuesi programe

Nga e njëjta kategori

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

më shumë...

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të afërmit e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi, 25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-burri

më shumë...

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç, Sokol Toma me fraktura në kokë dhe këmbë

më shumë...

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet të rriten më tej

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:44

170 banesa sociale ndahen këtë vit për...

8:37

“Pse nuk është kapur akoma autori?”, të...

8:22

Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç,...

8:11

Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi,...

8:01

“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”,...

7:46

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A...

7:28

Dhuna në “Elbasan Arena”, dhjetë tifozë të...

6:52

Pesë shenjat e zodiakut që do të...

6:24

Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Ramës”,...

6:04

Trump dhe Xi takohen në Pekin, në...

5:28

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani...

5:09

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të...

4:39

S’ka infrastrukturë për llixhat në Elbasan, pacientët...

4:08

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani-...

4:00

“Kujdesuni për shëndetin mendor”, mjekët: Raste të...

3:38

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja...

3:29

Një shqiptare në listën e “Forbes”, Xhoela...

3:21

Një libër “përballë” teknologjisë, nxënësi i klasës...

3:14

Siguria kibernetike tërheq nxënësit, shumë maturantë janë...

3:04

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Aksident me vdekje në Durrës
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.