Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi: Biseda e...

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi zbulon çfarë...

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për probleme personale,...

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët duan të...

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani Perëndimor nuk...

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi

Sulm kibernetik i paprecedent! Hakerat nxjerrin në shitje të...

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të lindjeve që...

Defekt në sistem i palës greke në Kapshticës, krijohen...

Danimarka do t’i dërgojë azilkërkuesit në Ruandë

11 Shtator 12:44

Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Qeveritë e të dy vendeve ranë dakord përmes një deklarate politike, që thekson dëshirën për forcimin e bashkëpunimit në politikën e azilimit dhe migracionit.

Të dy vendet e konsiderojnë sistemin aktual të azilmit si jofunksional, deklaroi Ministria daneze për të Huajt dhe Migracionin. Për këtë nevojiten zgjidhje. Një ndër zgjidhjet është përpjekja e përbashkët për një mekanizëm për dërgimin e azilkërkuesve nga Danimarka në Ruandë, në mënyrë që të shqyrtohet atje procesi i aplikimit për azil dhe krijimi i mundësisë për mbrojtjen e tyre.

Shumica në parlamentin danez në korrik 2021 miratoi një ligj, që mundëson hapjen e qendrave të azilimit në vende të tjera. Në këtë mënyrë autoritetet mund t’i transferojnë azilkërkuesit në vende të treta, ku ata të presin deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre në Danimarkë. Komisioni i BE-së e kritikoi këtë projekt dhe bëri të qartë atëherë, se mund të ndjekë edhe hapa ligjorë, në rast se këto plane zbatohen.

Pakti britanik për azilin me Ruandën

Edhe Britania e Madhe ndjek plane të ngjashme me Ruandën. Gjykata e Lartë në Londër, High Court, ndërkohë është duke shqyrtuar paktin e diskutueshëm britanik me Ruandën. Kjo marrëveshje parashikon, që njerëzit, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe pavarësisht prejardhjes së tyre dhe pa iu shqyrtuar kërkesën për azil të dërgohen në Ruandë. Atje atyre duhet t’u jepet mundësia të aplikojnë për azilin.

Nëse atyre u takon e drejta e azilimit, ata duhet të qendrojnë në Ruandë. Në rast të kundërt ata i kërcënon kthimi në atdhe. Organizata e Ndihmës për Refugjatët e OKB-së i konsideron këto plane si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ipeshkvët e Anglisë e quajnë këtë “një turp për Britaninë e Madhe”. Shumë azilkërkues si dhe organizatat e refugjatëve kanë ngritur padi kundër qendrimit të qeverisë britanike.

Me këtë plan synohet që të stepen njerëzit për të mos ndërmarrë hapa për hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe. Deri tani sidoqoftë asnjë emigrant nuk është dërguar në Ruandë: Në qershor një fluturim i planifikuar për këtë qëllim u pezullua bazuar në një gjykim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kryeminstrja e re britanike Liz Truss, e cila deri tani ka qenë ministre e Jashtme, premtoi, se megjithatë do t’u përmbahet këtyre planeve./DW

 

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
azilerkues Danimarka ruande

Nga e njëjta kategori

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi: Biseda e fundit kur më pushoi nga SHIK

më shumë...

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për probleme personale, PD e përdori ngjarjen

më shumë...

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

më shumë...

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

9:31

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën...

9:24

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi...

9:20

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për...

9:15

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët...

8:42

Ju ndodh të harroni gjërat sapo hyni...

8:28

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita...

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

7:20

Sulm kibernetik i paprecedent! Hakerat nxjerrin në...

6:59

Gjermania regjistron nivelin më të ulët të...

6:54

Defekt në sistem i palës greke në...

6:39

Sulmet izraelite në Gaza, raportohet për 5...

6:12

Një shqiptar gjendet i vrarë në një...

6:04

A është vërtet më e vështirë për...

5:39

Pas humbjes në zgjedhje, Orban ofron dorëheqjen...

5:31

Ministri izraelit: Nuk kemi asnjë pretendim territorial...

5:29

“Me gjysmë kandidat nuk shkohet në Kuvend”,...

5:08

Rikonstruktohet rruga “Ramazan Shushku” në Shkozë, Ristani:...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.