Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda...

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në humnerë i...

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i ri nuk...

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në...

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u...

Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë

25 Maj 09:15

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata në Donbas është “jashtëzakonisht e vështirë”, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin në lindje të Ukrainës.

 

“E gjithë fuqia e ushtrisë ruse është përqendruar në këtë sulm”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 24 majit.

 

Forcat ruse po synojnë të shkatërrojnë gjithçka në Liman, Popasna, Severodonjeck dhe Slloviansk, tha presidenti ukrainas.

 

“Por, bazuar në përgjimet e bisedave të tyre telefonike, ne kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm se kjo luftë nuk ka kuptim për Rusinë dhe në aspektin strategjik, ushtria e tyre nuk ka asnjë shans”, tha ai.

 

Sipas Zelenskyt, do të duhet kohë dhe “përpjekje të jashtëzakonshme” për ukrainasit që të thyejnë avantazhin rus sa i përket pajisjeve dhe armëve, teksa ai sërish u bëri thirrje shteteve perëndimore që ta furnizojnë shtetin e tij me armë të rënda.

 

Raketahedhës, tanke, armë kundër anijeve dhe armë të tjera për Ukrainën janë investimi më i mirë në mbajtjen e stabilitetit në botë dhe për parandalimin e “krizave të rënda” që Rusia po planifikon t’i shkaktojë, tha Zelensky.

 

Më herët gjatë 24 majit, në adresimin para Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Zelensky, tha se Rusia ka kryer pothuajse 1,500 sulme me raketa dhe mbi 3,000 sulme ajrore kundër Ukrainës në tre muajt e parë të luftës.

Dy zyrtarë të lartë rusë duket se e kanë pranuar se përparimi i Moskës ka qenë më i ngadalshëm sesa pritej edhe pse ata u zotuan se ofensiva do të arrijë qëllimet.

 

Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit rus të Sigurisë, tha se Qeveria ruse nuk “po ndjek afate”.

 

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një takimi të një aleance të sigurisë që udhëhiqet nga Rusia e ku marrin pjesë ish-shtetet sovjetike, tha se Moska qëllimisht ka ngadalësuar ofensivën e saj, në mënyrë që të lejojë banorët e qyteteve të rrethuara të evakuohen.

 

Teksa fushata ushtarake e Rusisë po vazhdon, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha se betejat që po zhvillohen në lindje mund të përcaktojnë fatin e shtetit.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
donbas lufta ne ukraine Situata Zelensky

Nga e njëjta kategori

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

më shumë...

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i ri nuk intimidohet, shqiptarët janë lodhur dhe ti nuk i frymëzon më!

më shumë...

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Itali

më shumë...

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur rezultate por të vijojë lufta ndaj korrupsionit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:28

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte...

4:27

E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në...

4:04

Neomalësorja letër të hapur Ramës: Brezi i...

3:51

Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të...

3:40

E dini se deodorantët mund të jenë...

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:50

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten...

2:48

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane:...

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.