Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”,...

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite...

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri...

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Veliaj në Konferencën “Drejt së Ardhmes”: Tirana, një Amerikë e vogël e Shqipërisë; Çdo sfidë e kthyem në mundësi”

21 Maj 17:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm sot në Vlorë, në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes.

 

Në fjalën e tij, ai shtroi disa pyetje me të cilat përballen sot edhe qytetet dhe kryeqytetet më të zhvilluara në botë.

 

“Pyetja që ne kemi sot për qytetet është: Cila është e ardhmja e qyteteve? Zv/kryeministri e parashtroi, deri në vitin 2050, 70% e popullatës së botës do jetojë në qytet e nuk ka më nevojë për krah pune në bujqësi. Shumë prej proceseve të punës janë të mekanizuara. Atëherë, çfarë do ndodhë? Si do u përgjigjemi atyre që thonë “not in my backyard” (jo në bahçen time)?! Për sa kohë që destini i qyteteve është rritja, duhet të pranojmë që e kemi të pamundur të kthehemi në qytetet romake, apo greke, ku muret e qytetit ndanin qytetin. Kjo është diçka që do duhet të reflektojmë dhe si do përballemi me histerinë e atyre që, pasi bëhen të suksesshëm në një nga qytetet tona, ngrejnë zerin dhe thonë “boll më, se qyteti u mbush!””– evidentoi Veliaj.

 

Një tjetër pyetje e madhe sot është vlera e fqinjësisë, tha Veliaj, përgjigjen e së cilës më mirë se kushdo, e japin qytetarët ukrainas.

 

“Pyetja tjetër është: a kanë vlerë fqinjët? Vlera e tyre është vetëm simbolike, apo mos ndoshta ka ardhur koha të vlerësojmë sa e rëndësishme është fqinjësia? Imagjinoni të keni një fqinj sot që të jetë duke menduar si do të të pushtojë? Mjafton të pyesni kryebashkiakët e Ukrainës për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ne jemi me fat me fqinjët tanë. Jemi me fat me fqinjësinë e Italisë dhe Greqisë. Ndaj do doja shumë që ky të ishte një moment reflektimi për të parë se si do avancojmë në qytetet tona,” nënvizoi kryebashkiaku Veliaj, në Konferencën ku të pranishëm janë dhe mjaft kryetarë bashkish të rajonit, por edhe europianë.

 

Duke bërë një rezyme të 7 viteve të tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ku në secilin vit është përballur me sfida të forta, për të cilat vlerëson me humor Veliaj se gjithnjë thuhej “një herë në 100 vjet ndodh”, pyetja e fundit është, tha ai, a mund të kthehen këto sfida në mundësi?

 

“Pyetja është këto sfida – që krejt papritur nga sfida që ndodhin njëherë në shekull janë paketuar në shumicën e mandateve të një kryetari Bashkie, të një Kryeministri, të një Qeverie, – janë aty për të parë forcën tonë, apo dobesine tonë? Pra, qytetet maten sa shpejt rrëzohen, apo sa shpejt ngrihen pasi rrëzohen, edhe kur nuk është faji i tyre? Unë besoj se provokimi i fundit është si mund t’i kthejmë sfidat në mundësi, si mund të kthejmë siç bëmë në Tiranë sfidën e thatësirës, për të pasur ndoshta projektin më revolucionar të ujit në Tiranë, sidomos në Tiranën e madhe që trashëguam. Për çështjen e përmbytjeve e kthyem në mundësi se si bashkë me qeverinë mund të rehabilitohen gjithë lumenjtë dhe për të pasur sot një qytet që nuk ka parë më përmbytje në 6 vitet e fundit. Siç kthyem sfidën e zjarreve për të kuptuar që qytetet kanë nevojë të ofrojnë shërbime edhe në periferi, kur vjen puna tek mbrojtja e jetës së qytetarëve. Si të kthejmë sfidën e tërmetit në një mundësi fantastike, sfida e pandemisë se si ne mund të kontrollojmë më mirë shëndetin publik, si mund të komunikojmë më mirë, si mund të testojmë popullatën dhe sidomos me sfidën tani të luftës”, përfundoi ai.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
amerike e vogel Drejt së Ardhmes konference sfidë Veliaj

Nga e njëjta kategori

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të kërkuar ndërkombëtarë për vrasje dhe krim të organizuar

më shumë...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

më shumë...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, mos merret më me politikë sepse nuk e përballon dot!

më shumë...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të...

12:56

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike...

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

11:29

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin...

11:27

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas...

11:20

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin...

10:57

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat...

10:45

Lumi më i madh i Francës kthehet...

10:29

Qendra e Mjekësisë Familjare sqaron qytetarët: Asnjë...

10:10

Atentati në Laç, policia identifikon autorin e...

9:39

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për...

9:26

E rëndë në Durrës, 40 vjeçari plagos...

9:21

Sezoni veror në Himarë, Rama publikon pamje...

8:26

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën...

8:10

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni...

8:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.