Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova nga urdhrat...

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset me Ballën!...

Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit për interpelancë...

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet mbi njerëzit,...

Kuvendi në seancë plenare, prezantohet rendi i ditës, bojkoton...

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal...

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari...

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

BE përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

2 Mars 11:10

Bashkimi Evropian po përgatitet për miliona refugjatë nga lufta në Ukrainë, tha të martën komisionarja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

 

Johansson tha se është vështirë të thuhet me saktësi se sa refugjatë do të kalojnë kufijtë e BE-së, pasi mbi 400,000 tashmë kanë kaluar. Shumë prej tyre përballen me pritje të gjata në kalimet në Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani – shtete të BE-së që ndodhen në kufi me Ukrainën.

 

“Fatkeqësisht, ne duhet të përgatitemi për ardhjen e miliona njerëzve”, tha Johansson gjatë një vizite në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllavë.

 

“Në të njëjtën kohë, kemi nevoja të mëdha dhe urgjente humanitare në Ukrainë, ku shumë njerëz janë zhvendosur brendapërbrenda”, shtoi ajo.

 

Johansson tha se shpreson se Këshilli Evropian do ta aktivizojë direktivën e përkohshme të mbrojtjes – nga e enjtja – për t’iu dhënë mbrojtje atyre që ikin. Kjo do të ishte hera e parë për një gjë të tillë në BE.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga ky vend.

 

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë. Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

 

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Pergatitje ukriane

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet mbi njerëzit, të paktën 9 të vdekur

më shumë...

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal në Bangkok (VIDEO)

më shumë...

Kryeministri Edi Rama udhëton në Francë, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, humb jetën 75-vjeçarja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:04

Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova...

10:51

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset...

10:40

Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit...

10:39

Lihet në burg 64-vjeçari që vrau gruan...

10:15

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet...

10:14

Kuvendi në seancë plenare, prezantohet rendi i...

10:06

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në...

9:42

Kryeministri Edi Rama udhëton në Francë, merr...

9:34

Vrau gruan në derën e shtëpisë, mbërrin...

9:29

Asgjësohen 42 bimë kanabis në Krujë, vihet...

8:47

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, humb...

8:38

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron...

8:21

“Kujdes me çështjet financiare”, parashikimi i yjeve...

8:15

Mos dilni në orët e pikut! Sot...

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.