Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Përfundon misioni i Projektit PAMECA V në Policinë e Shtetit/ Dekorohen drejtuesit

21 Dhjetor 19:11

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi i akordon medalje nderi z. Carlo D’Achille, drejtues i Projektit PAMECA V, në përfundim të misionit në Shqipëri.

 

Në tekstin e motivacionit për këtë medalje thuhet: “Për kontribut të çmuar dhe asistencën e dhënë në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, për përmbushjen e objektivave për një luftë proaktive kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafiqeve, terrorizmit dhe menaxhimin e kufirit, si edhe për përafrimin me standardet evropiane të policimit, si faktorë kyç në përmbushjen e kritereve dhe prioriteteve në kuadër të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët shqiptarë”.

 

 

Propozimi për këtë dekorim u bë nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

 

 

Njëherësh me z. D’Achille, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u dekoruan edhe ekspertët afatgjatë të Projektit PAMECA V, z. Gilles Locchi, z. Giovanni Pasqua dhe z. Maurizio Mirarchi. Të tre ekspertëve të huaj iu akordua Certifikata për Shërbime të Dalluara, me motivacionin “Për kontribut të çmuar dhe asistencën e dhënë në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, për përmbushjen e objektivave për një luftë proaktive kundër krimit dhe përafrimin me standardet evropiane të policimit, si edhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët shqiptarë”.

 

 

Medalja e nderit dhe certifikatat u dorëzuan gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ditën e sotme.

 

Në ceremoni ishin të pranishëm zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Fabrizio Bucci, përfaqësues të tjerë të Projektit PAMECA V dhe të Policisë së Shtetit.

 

Zv.ministri Hodaj, Drejtor Nano dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Bucci kanë vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e drejtuesit të Misionit PAMECA V, z. Carlo D’Achille, në forcimin e marrëdhënieve të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, delegacionin e BE-së dhe ambasadën italiane në Tiranë.

 

Drejtuesi i Misionit PAMECA V, z. Carlo D’Achille falënderoi Ministrin Çuçi, për medaljen, Drejtorin e Policisë së Shtetit, për vlerësimin e bërë, si dhe ambasadorin Bucci, për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kohës që ai ishte në drejtim të këtij misioni.

D’Achille ka falënderuar edhe delegacionin e BE-së në Shqipëri, për mundësinë e dhënë për të drejtuar Projektin PAMECA V.

 

Gjithashtu, z. D’Achille shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin dhe rezultatet që Policia e Shtetit ka arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Projekti PAMECA V pritet të ndiqet nga një projekt pasardhës në fushën e agjencive ligjzbatuese.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Dekorim Drejtues Mision Policia e Shtetit projekt

Nga e njëjta kategori

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Luftinjë

më shumë...

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

më shumë...

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

më shumë...

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.