Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën këtë të premte në spitalin e Vlorës, pasi ka prerë një venë në qafën e tij me një gotë të thyer. Kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
I mituri ishte me të ëmën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike.
Pavarësisht se u dërgua menjëherë drejt spitalit, 1-vjeçari nuk arriti të shpëtonte për shkak të gjakderdhjes.





