Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

“Fushata për balotazh në Kosovë me shkelje flagrante të masave kundër COVID-19”

13 Nëntor 13:00

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) tha se fushata e balotazhit për zgjedhjet lokale të 14 nëntorit në Kosovë, është përshkruar me shkelje të masave kundër koronavirusit nga partitë politike.

Në një konferencë për media më 13 nëntor, Eugen Cakolli nga DnV tha se në fushatën pesëditore për balotazhin, partitë nuk kanë respektuar pjesëmarrjen e lejuar deri në 80 persona, siç kërkohet me masat në fuqi kundër COVID-19.

“Aktivitetet e kandidatëve nëpër komuna, qofshin këto aktivitete në hapësira të mbyllura apo të hapura, në masë të madhe janë zhvilluar në shkelje flagrante të të gjitha masave anti-COVID në fuqi. Organizimi i tubimeve me numër shumëfish më të madh të pjesëmarrësve seç është e lejuar, mosbartja e maskave dhe mungesa e distancës në këto aktivitete janë evidentuar në secilin tubim të organizuar nga ana e partive politike”, tha Cakolli.

Ai shtoi se mungesa e kontrolleve sistematike nga ana e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe gjobat, që sipas tij kanë qenë të pamjaftueshme dhe kur janë shqiptuar kanë qenë në vlera minimale, “kanë bërë që takime të tilla në shkelje të masave të zhvillohen lirshëm në të gjitha komunave, e të intensifikohen posaçërisht gjatë ditës së fundit të fushatës ku subjektet politike kanë organizuar tubime, ku numri i pjesëmarrësve varione nga qindra e deri në mijëra sosh, ndonëse sipas masave në fuqi nuk është dashur të kalohet numri prej 80 pjesëmarrësve”.

Cakolli tha po ashtu se fushata për balotazh është karakterizuar me ashpërsim të diskursit mes kandidatëve gjatë debateve televizive, por edhe komunikimeve të tjera përmes rrjeteve sociale.

DnV-ja po ashtu tha se partitë nuk e kanë ndaluar fushatën që prej përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve më 17 tetor dhe se fushata e balotazhit ka qenë më shumë klasike dhe jo e fokusuar në rrjetet sociale.

Cakolli tha po ashtu se në këtë fushatë është vërejtur dukuria e abuzimit të resurseve publike më shumë sesa në fushatën për raundin e parë.

“Ajo është manifestuar me pjesëmarrje të anëtarëve të kabinetit qeveritar në tubime publike apo ecje nëpër sheshe, gjë që ka ndodhur kryesisht gjatë orarit të punës. Njëkohësisht, përfshirja e ekzekutivit në garën lokale, përmes ofrimit të mbështetjes për kandidatët e subjektit politik në pushtet, konkretisht duke e ndërlidhur zbatimin e pikave të caktuara programore apo projekteve të ndryshme me ofrimin e ndihmës financiare nga ana e qeverisë, ka ndikuar në parimin e garës së barabartë zgjedhore”, tha Cakolli, duke shtuar se abuzim me resurse publike është vërejtur edhe nga kandidatët për zgjedhje, që aktualisht janë edhe kryetarë komunash.

Të dielën, më 14 nëntor, në Kosovë do të mbahet në 21 komuna. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 1,260,571./R.E.L

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike
Tagged:
balotazh Kosovë zgjedhje

Nga e njëjta kategori

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

më shumë...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla ndan videon, ironizon protestuesit

më shumë...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.