Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Bjellorusia refuzon ambasadoren amerikane

12 Gusht 15:38

Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko i është kundërpërgjigjur raundit më të fundit të sanksioneve amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të reduktojë në pesë persona stafin e ambasadës në Minsk deri më 1 shtator.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht, se Minsku gjithashtu ka tërhequr miratimin për emërimin e Julie Fisher, si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

“Duke marrë parasysh se Bjellorusia ka humbur besimin në administratën aktuale amerikane, ne pezullojmë bashkëpunimin për të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa të kthehet besimi”, tha zoti Glaz, duke shtuar se Minsku rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë në të ardhmen.

Zonja Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë postin e saj në Minsk pasi qeveria bjelloruse nuk pranon ta pajisë me vizë.

Intervista e zotit Glaz u shfaq pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja njoftuan sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë më 9 gusht, një vit pas zgjedhjeve presidenciale që zgjatën sundimin prej disa dekadash të zotit Lukashenko si dhe ndezën një valë të pashembullt protestash mes akuzave se votat ishin manipuluar.

Zoti Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, reagoi ndaj protestave me një goditje brutale. Më shumë se 32 mijë njerëz janë ndaluar, mijëra janë rrahur nga policia në rrugë dhe në paraburgim dhe ka dyshime se shumë janë torturuar. Autoritetet kanë burgosur disa nga drejtuesit e opozitës, një pjesë e të cilëve janë detyruar të largohen nga vendi.

Gjatë një interviste të martën me shërbimin rus të Zërit të Amerikës, zonja Fisher tha se zgjedhjet e vitit të kaluar që shkaktuan protestat “përfaqësuan një pikë kthese në pikëpamjen tonë për ngjarjet në Bjellorusi”.

“Ne pamë natyrën mashtruese të atyre zgjedhjeve në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Provat mbi manipulimin e numerimit, keqpërdorimit të votës, mungesës së gatishmërisë për të pranuar vëzhgues ndërkombëtarë, e gjithë kjo krijoi një dinamikë ku zëri i njerëzve që refuzuan ato votime të manipuluara ishte tejet i qartë në vitin 2020“, tha zonja Fisher.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe vende të tjera goditën zotin Lukashenko, rrethin e tij të ngushtë dhe firmat bjelloruse me disa raunde sanksionesh, duke e izoluar atë ndërkombëtarisht dhe duke rritur varësine e këtij vendi më shumë se kurrë nga mbështetja ruse./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Ambasadorja Amerikane Bjellorusi

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.